• |
ide | kryesore

Bashkëshorti pagoi 30 mijë euro për vrasjen e saj, zhvarroset trupi i Liridona Murselit

Lajme, Të fundit



Sot bërë zhvarrimi i trupit të Liridona Murselit, e cila u vra të mërkurën e 29 nëntorit, pas një plani të bashkëshortit të saj, i cili i ksihet premtuar autorit 30 mijë euro. Me kërkesë të familjarëve, rivarrimi do të bëhet në fshatin e saj të lindjes, në Rracaj të Gjakovës.

Familjarët kanë bërë të ditur se rivarrimi do të bëhet nga ora 14:00.

Liridona u vra më 29 nëntor në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Deri tani janë arrestuar tre të dyshuar për organizimin e vrasjes së saj, ndër ta edhe bashkëshorti i saj, Naim Murseli. E reja u varros para dy ditëve në Cërmjan të Gjakovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i Liridona Ademajt, i dyshuar si organizator i vrasjes, vrasësi Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla, pjesëtar i FSK-së dolën dje në para Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila vendosi nga një muaj paraburgim për secilin prej tyre.



1 Comment

  1. LEXONI MI FEMRA MESJETARE
    SHURRA TIKTOKU SE KESHTU MUND TE PERFUNDONI:
    Prepare to be tortured: – the price you will pay for dating a narcissist
    by A B Jamieson (Author)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *