• |
ide | kryesore

3 orë para prokurorëve/ Naim Murseli mohon vrasjen e Liridona Ademajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
Liridona



Ka zgjatur mbi 3 orë dëshmia e Naim Murselit, i arrestuar pak kohë më parë si i dyshuar për vrasjen e gruas së tij, Liridona Ademajt në 28 nëntor 2023 në Prishtinë. Këtë e ka konfirmuar avokatja e tij, Teuta Zhinipotoku, e cila ka theksuar se Murseli ka rrëfyer versionin e tij të mbrojtjes para prokurorëve.

“Sot para Prokurorisë Themelore- departamenti për Krime te Renda, në cilësinë e të pandehurit është dëgjuar i pandehuri Naim Murseli, dyshimi i bazuar është i orientuar në drejtim të veprës penale ‘Vrasje e Rëndë’ në bashkëkryerje nga neni 173 par 1.3 dhe 1.4 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, si dhe i pandehuri ka rrëfyer versionin e vet të mbrojtjes dhe mbrojtja e tij lidhur me ngjarjen është tërësisht ndryshe nga ajo që është publikuar në rrjetet e informimit dhe ato sociale. 

Në të ardhmen kanë mbetur të dëgjohen edhe dëshmitarët e tjerë dhe pas dëgjimit të tyre do t’ju informojmë lidhur me rrjedhën e procedurës dhe përmbajtjen e deponimeve të tyre”, – ka thënë Zhinipotoku.

Naim Murseli dhe dy të arrestuarit e tjerë, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla ndodhen në masën e paraburgimit nën dyshimet për vrasjen e Liridona Ademajt. Në pyetje nga organet e drejtësisë të mërkurën u mor edhe Kushtrim Kokalla. Motivi i krimit mbetet ende i paqartë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta dhe protesta në Tiranë dhe Prishtinë. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *