• |
ide | kryesore

Mbreti Charles, zemërthyer pas akuzave ndaj tij

Paparazzi, Slider



Mbreti Charles III nuk është i lumtur, pas pasojave të librit të fundit të Omid Scobie, Fundi i lojës: Brenda familjes mbretërore dhe lufta e monarkisë për mbijetesë.

Një burim i tha ET,  se mbretëri ka mbetur “plotësisht zemërthyer nga zhvillimet e fundit në lidhje me librin e Omid Scobie dhe po e merr çështjen shumë seriozisht”.

Javën e kaluar, Endgame u tërhoq nga raftet në Holandë në ditën e botimit, pasi versioni holandez i librit përmendte dy anëtarët e familjes mbretërore që dyshohet se kishin vënë në dyshim ngjyrën e lëkurës së Princit Harry dhe djalit të Meghan Markle, Princ Archie.

Megjithëse Buckingham Palace, Kensington Palace as Meghan dhe Harry ende nuk kanë komentuar, burimi shton se pallati mendohet se po kryen një hetim mbi pretendimet, të cilat u zbuluan për herë të parë nga dukesha gjatë intervistës së saj me Oprah në 2021. Pallati gjithashtu nuk ka konfirmuar nëse emrat e përmendur në libër janë apo jo të saktë.

Në një deklaratë për ET, një zëdhënës i botuesit holandez të Endgame, Xander Uitgevers, tha se “botimi i korrigjuar i [Endgame] nga Omid Scobie do të jetë në librari më [8 dhjetor].” Sa i përket arsyes pse botuesi holandez e hoqi librin nga raftet në Holandë, zëdhënësi tha se ai u hoq “për shkak të një gabimi që ndodhi në botimin holandez”.

Scobie këmbënguli për BBC se dorëshkrimi që ai dorëzoi “nuk kishte emra në të”. Ai tha gjithashtu se një “hetim i plotë” është duke u zhvilluar për të zbuluar se si emrat janë përfshirë në versionin holandez të librit të tij./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *