• |
ide | kryesore

Nën hetim për falsifikim dokumentesh, kryebashkiaku i Kuçovës paraqitet në SPAK

Lajme, Të fundit


Kryebashkiaku i Kuçovës, Kreshnik Hajdari është paraqitur sërish në SPAK. Hajdari shfaqet nën shoqërinë e avokatit të tij, Teodhori Sollaku, teksa ka hyrë në ambientet e SPAK. Kryebashkiaku është futur në SPAK pa bërë asnjë koment për mediat.

Kujtojmë se më 14 nëntor Prokuroria e Posaçme i ka komunikuar akuzën kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari për falsifikim të formularëve, duke u marrë kështu i pandehur.

Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ndërpreu mandatin Hajdari si kryebashkiaku për një dënim prej 4 muajsh në Greqi i konvertuar me një gjobë prej 1500 dhrahmi më shumë se 20 vite më parë. Sipas Prokurorisë, Hajdari rezulton që në 23 qershor të vitit 1999 është dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së parë të Janinës për hyrje të paligjshme në territorin grek pa leje, duke e dënuar atë me 4 muaj burg.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *