• |
ide | kryesore

Keqtrajtoi qenin, 20-vjeçari në Tiranë vihet nën hetim

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia e Tiranës ka proceduar penalisht një 20-vjeçar pasi ëhstë shfaqur në një video ku ka keqtrajtuar një qen. I riu pas publikimit të videos është shoqëruar në polici ku dhe është proceduar në gjendje të lirë më pas. 

“Në lidhje me lajmin e dhënë ditën e sotme, i cili bën fjalë për një video të postuar në emisionin investigativ “Piranjat”, në të cilën shfaqet një shtetas duke keqtrajtuar një kafshë (qen), ju sqarojmë se: Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bazë të informacioneve të marra, bënë kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Policisë, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin: M. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Keqtrajtimi i kafshës” – njofton policia.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *