• |
ide | kryesore

Video/ Shorti e vendosi përballë Italisë “së tij”, Ramadani lëshon dorezën e sfidës: “Mund të bëjmë mrekullinë”

F1, Sport, Video
Ramadani



Grupi më i fortë i dalë nga goglat në Hamburg është ai ku bën pjesë Shqipëria. Në finalet e Europianit “Gjermani 2024”, kuqezinjtë do të përballen me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën. Kundërshtarë të frikshëm, duke patur parasysh eksperiencën e këtyre skuadrave në arenën ndërkombëtare, por edhe trofetë e fituar. E megjithatë, mesfushori i Lecce Ylber Ramadani është i ngazëlluar nga fakti që do të gjejë përballë Italinë “e tij”.

Në një pronocim për fshf.org, mesfushori i Kombëtares, Ramadani, ka komentuar shortin e hedhur në Hamburg. “Një grup i vështirë me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë, por ne do të shkojmë në Gjermani dhe do të tentojmë që të bëjmë befasinë. Ne shkojmë atje që të tregojmë nivelin e skuadrës tone”.

Lexo më tej“Mungon vetëm Brazili dhe Argjentina”: Sylvinho nuk e humb humorin nga shorti e tregon bisedën me Spalletti

Sipas tij asgjë nuk është e pamundur dhe Shqipëria do të shkojë në Gjermani për të marrë maksimumin. “Edhe në kualifikuese në Grupin E kemi patur ekipe të vështira si Çekia dhe Polonia. Ne do të shkojmë atje të luajmë, të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultate pozitive. Nuk do të dorëzohemi lehtë. Një grup i vështirë, por ne mund të bëjmë mrekullinë në Gjermani”, përfundoi Ramadani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FSHF (@fshforg)



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *