• |
ide | kryesore

Vrasja e 14-vjeçares në Shkup/ Babai në burg, urdhër-arresti për politikanin pro-rus

Arkiva, Lajme, Të fundit
14



Autoritetet në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar edhe zyrtarisht një fletë arresti ndërkombëtar për Lupço Palevski – Palço. Ai është i dyshuari kryesor si organizator dhe autor i vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska nga Shkupi dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi.

“Lupço Palevski, i lindur më 12.12.1964. në Shkup kërkohet me urdhër ndërkombëtar për hetimin e veprave penale “rrëmbim” dhe “vrasje” sipas urdhrit XV KO nr. 3047/23 të lëshuar nga Prokuroria Themelore Publike Shkup”, – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Nga ana tjetër, babai i 14-vjeçares, Aleksandar Gjorçevski, i cili dyshohet i përfshirë në ngjarje është dërguar në burgun hetimor në Shuto Orizarë, pasi Gjykata Penale ka pranuar kërkesën e prokurorisë për 48 orë paraburgim.

Sipas deklaratave të 3 bashkëpunëtorëve të Ljupço Palevskit, Aleksandar Gjorçevski i ka njoftuar për rutinën e saj të përditshme, për orën kur ajo do të shkonte në shkollë në mëngjes kur ata e kishin rrëmbyer dhe se do të ishte vetëm pa motrën e saj.

Sipas prokurorisë vajza u vra që ditën e rrëmbimit. Megjithatë Lupço Palevski – Palço me partinë e tij pro-ruse bëri gjatë gjithë kohës së zhdukjes së vajzës propagandë se ajo ishte rrëmbyer nga shqiptarë. Për këtë arsye ministria e Brendshme theksoi se autorët janë të gjithë të etnisë maqedonase. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *