• |
ide | kryesore

Talat Xhaferi i pari kryeministër shqiptar në Maqedoni/ Berisha: Arritje për të gjithë qytetarët e vendit fqinj

Lajme, Të fundit



Ish kryeministri, Sali Berisha ka reaguar pas zgjedhjes së Talat Xhaferit në krye të qeverisë teknike në Maqedoninë e Veriut.

Berisha shkruan në një postim në Facebook, se kjo është një ditë historike për Maqedoninë e Veriut. Ai i uron suksese Xhaferit dhe shkruan se kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj.

POSTIMI I BERISHËS:

Një ditë historike për Maqedoninë e Veriut.

Miq, sot Talat Xhaferi, ish-Ministër i Mbrojtjes dhe ish-Kryetar i Parlamentit votohet në një akt historik si Kryeministër i parë shqiptar i Republikës së Maqedonisë së Veriut. Kjo është një arritje e vërtetë jo vetëm e shqiptarëve, por edhe e të gjithë qytetarëve të vendit fqinj. Me këtë rast në emër të Partisë Demokratike i uroj kryeministrit Xhaferi suksese në misionin e tij të rëndësishëm. #sb



1 Comment

  1. Pordh me rigon,kqyre administraten ku eshte perqindja e shqiptarve,nuk di qka do sjell shqiptarve ne Maqedoni emrimi i ketij presidenti…Shqiptaret kan pase edhe ni presiden ne ish jugosllsvi …dhe poplli fitonte dajak…!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *