• |
ide | kryesore

Gjykata lë në qeli ish-drejtorin e burgut të Fushë-Krujës

Lajme, Të fundit



Gjykata e Korçës ka lënë në burg Durim Toskën, ish drejtorin e Burgut të Fushë Krujës, i cili tre ditë më parë u arrestua në flagrancë në Pogradec për dhunë ndaj gruas së tij dhe armëmbajtje pa leje.

Bashkëshortja e tij kishte urdhër mbrojtje nga gjykata, ndërsa arrestimi i Durim Toskës erdhi pas kontrollit të bërë nga policia e Pogradecit, e cila i gjeti edhe një armë pa leje në banesë. Arrestimi i tij u mësua 1 orë pasi zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë informoi për shkarkimin e Toskës nga posti i Drejtorit të Institucionit të Ekzekutimit të Veprave Penale në Fushë Krujë.



3 Comments

  1. Sali Berisha ishte një prej këtyre të rinjve. Bashkë me Tritan Shehun, Mehmet Elezin, dhe të rinj të tjerë që ju bashkuan revolucionit kulturor kinez, duke prishur me zell kishat dhe xhamiat, Sali Berisha ndjehej fatlumë që po i bashkohej komunizmit në periudhën e tij më regresive.

    Marrja e teserës së Partisë së Punës së Shqipërisë e çliroi atë nga “bisturia” si mjet i vetëm për karrierën që kish zgjedhur deri atëhere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *