• |
ide | kryesore

Vëllezërit Hysa fitojnë betejën me mediat në Meksikë: Sulmi për kazinotë, nga rivalët

Arkiva, Lajme, Të fundit



Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa, katër vëllezër nga Shqipëria që janë zhvendosur prej vitesh në Meksikë dhe kanë ngritur atje një biznes të rregullt të kazinove, kanë fituar betejën me mediat vendase pas një fushate të gjerë shpifëse që erdhi edhe në Shqipëri.

Hetimet kanë provuar se një grup biznesmenësh rivalë të vëllezërve shqiptarë që kanë korrur sukses në operimin e kazinove në Meksikë, kanë paguar mediat në vendin e tyre që të shkruanin artikuj denigrues për “katër shqiptarët”.

Artikujt e paverifikuar pretenduan se Luftar, Arben, Ramiz dhe Fatos Hysa ishin të përfshirë në organizatat transnacionale të drogës dhe pastronin paratë e tyre përmes kazinove.

Mirëpo, siç është provuar më vonë, lajmet që kanë raportuar disa nga mediat në Meksikë kanë qenë të paguara nga një grup biznesmenësh vendas që kanë pasur për qëllim të krijojnë monopol në operimin e kazinove dhe të nxirrnin jashtë loje vëllezërit shqiptarë.

Në shtator 2022, u raportua se vëllezërit Luftar, Arbeni, Ramiz dhe Fatos, kishin një aleancë me Ismael Zambada García, udhëheqës i Kartelit Sinaloa dhe me Nemesio Oseguera Cervantes, udhëheqës i Kartelit të Gjeneratës së Re Jalisco (CJNG) me qëllim pastrimin e miliona dollarëve nëpërmjet bizneseve të tyre në sektorët e turizmit dhe argëtimit.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Meksikë (FGR) dhe Njësia e Inteligjencës në Ministrinë e Financave dhe Kredive Publike (SHCP), kanë njoftuar se nuk kanë kryer asnjë hetim ndaj katër vëlllezërve biznesmenë nga Shqipëria, pasi veprimtaria e tyre është provuar se NUK ka pasur lidhje me krimin e organizuar apo pastrimin e parave, në lidhje me dosjen e hetimit me numër: FED/SON/AGUA/0002348/2020.

“Nga ana e tyre, zyrtarë nga Drejtoria e Përgjithshme e Lojërave dhe Lotarisë, Njësia Administrative e Ministrisë së Brendshme (SG), i thanë Grupo Imagen se Luftar dhe Arbeni shfaqen si aksionarë të kompanisë Entretenimiento Palermo, S.A. de C.V., një kompani që i është dhënë autorizimi për të qenë Operator, gjë që i mundëson të zhvillojë aktivitet argëtues, që nuk do të thotë se janë operatorë kazinoje”, raporton media meksikane.

Grupo Imagen është një konglomerat mediatik meksikan në pronësi të Grupo Empresarial Ángeles dhe kompania e tretë më e madhe e mediave në Meksikë pas Televisa dhe TV Azteca.

Pra, thënë ndryshe vëllezërit Luftar, Arbeni, Ramiz dhe Fatos Hysa janë biznesmenë që veprojnë si operatorë në zhvillimin e kazinove, sipas autorizimit dhe ligjit të Meksikës, por kjo nuk do të thotë se ata janë pronarë të kazinove.

Në një intervistë për konglomeratin mediatik meksikan “Grupo Imagen”, Arben Hysa ka sqaruar se akuzat ndaj familjes së tij janë të rreme dhe qesharake, pasi prej vitesh ata i janë përkushtuar vetëm punës me ndershmëri.

“Akuzat penale që i janë bërë familjes sonë janë jo vetëm të rreme, por edhe qesharake; Nëse familja ime do të kishte miliona dollarë për të cilat flitet, nuk do të na duhej të ngriheshim çdo ditë për të punuar larg njerëzve tanë të dashur, duke menduar për hapjen e bizneseve të reja, si restorantet tona, ku gjithmonë ekziston rreziku për të mos marrë kthimin e kapitalit të investuar”, është shprehur biznesmeni Arben Hysa.

Ai ka shtuar se versionet që supozohet se i lidhin ata me organizata kriminale janë akuza nga njerëz (pa përmendur emra) që kanë investuar në sektorin e kazinove dhe kërkojnë që të krijojnë një monopol në fushën e lojërave të fatit.

“Sidoqoftë, autoritetet nuk janë naive, ata e dinë shumë mirë se ne jemi njerëz të përgjegjshëm dhe se ne nuk jemi të përfshirë në veprimtari kriminale”, ka vijuar ai.



4 Comments

  1. Asnje vend nuk.i do te huajt por i sulmojne dhe i shporrin dhe jo Si ne Shqiperi ku sulmohen Shqiptaret dhe te huajt trajtohen si Perendi

    1. Këta kokecepeshit punokan në mes të Meksikës me kazino a thua se ju mbaruan lekët meksikanëve që ju kanë hapur krahun fshatarëve shqiptarë. Pale kanë marrë edhe licencë për kazino dhe qenkan kaq të fortë dhe të ndershëm sa vetëm me media po i luftojnë 🤣këta duhet të jenë të dërguar të italianëve “presta nome” që të drejtojnë formalisht kazinotë sepse meksikanët kanë korruptuar senatorë, FBI, CIA etj dhe spo ja gjejnë anën këtyre shqipeve!
      Emisioni i përrallave për kalamaj çerdhe

  2. VIDEO/ ‘’Të ngrihemi për të ardhmen e fëmijëve’’, qytetarët pas thirrjes së Argita Malltezit: Të ngrihemi kundër saj, është hajdute.shpellkare e cecene tani do kenaqeni me kryekaren e re argiten,30 vjet ja lepite bythen me mut salihut tani do lepini bythen e argites sapo kjo te bashkohet me lulzimen e pd
    Nuk jane si salihu kriminel keta Hysa u perballen ne gjygj dhe fituan,salihu zhgarravitet neper rruget e tirones dhe uluret mos me arrestoniiiiiiiiiiiiiiiiiiii

  3. Vdekshin idiotët, patronazhistët, parazitët, dembelat dhe neokomunistët. thotë:

    Bravooooo!

    meksika edhe pse vend amerikano-latin nivelin e demokracisë e ka shumë më të lartë se në shqipëri!

    Kujtoni Bechetin, që megjithëse nuk ju provuan akuzat u detyrua të largohet, dhe sot po i paguajmë 150 milionë tekat e edvinit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *