• |
ide | kryesore

Kupa e Shqipërisë, tetë ndeshje për 1/16-at luhen të mërkurën: të enjten rikuperimi i javës së parë të Superiores

F1, Sport
Shqipërisë



Mesjavë futbolli në vend, me ndeshjet e Kupës së Shqipërisë dhe rikuperimin e ndeshjes së javës së parë të Superiores mes Partizanit e Teutës. Të mërkurën, më datën 6 dhjetor, do të zhvillohen ndeshjet e fazës së 1/16-ave. Gjithsej do të luhen tetë takime dhe të gjitha ndeshjet do të nisin në orën 13:00. Të enjten pastaj, të kuqtë e durrsakët do të plotësojnë numrin e ndeshjeve si gjithë skuadrat e tjera të Superiores.

Në këtë fazë të Kupës garojnë vetëm dy nga ekipet e Superiores, Skënderbeu dhe Dinamo. E megjithatë, përplasjet interesante nuk mungojnë, me korçarët që përballen me Turbinën, ndërsa blutë me Orikun.

Në takimet e tjera të kësaj faze të Kupës së Shqipërisë luhen sidoqoftë duele të forta edhe nga Kategoria e Parë. Bylis-Vora, Kastrioti-AF Elbasani, Flamurtari-Burreli, Tomori-Lushnja, Korabi-Besa dhe Apolonia-Luzi 2008 janë ndeshje të forta ku vështirë të parashikohet fituesi. Të gjitha takimet janë shumë të rëndësishme, pasi ekipet që kalojnë në turin e 1/8-ave përcaktohen me vetëm një ndeshje.

Lexo më tej: Kukësi, ndeshja e pestë pa fitore: Lala tradhëton Nicën, por Teuta nuk fiton dot as kundër 10 lojtarëve

Në fazën e 1/8-ave do të garojnë edhe ekipet e Superiores, që në sezonin 2022-2023 janë renditur nga vendi i parë e deri në vendin e tetë. Më saktë: Partizani, Tirana, Egnatia, Vllaznia, Laçi, Teuta, Kukësi dhe Erzeni). Edhe në këtë fazë ekipet që do të kalojnë më tej përcaktohen me vetëm një ndeshje. Vetëm takimet e fazave çerekfinale (1/4) dhe gjysmëfinale (1/2) do të jenë me 2 takime.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *