• |
ide | kryesore

Video/ Masat e presidentit bëjnë punë, Guendouzi mposht Genoan: Lazio në çerekfinale, gati për derbin

Sport, Video
Guendouzi



Lazio kalon në raundin e 1/8 e Kupës së Italisë 2023/24 dhe pret fituesin e Roma-Cremonese në çerekfinale. Përfundoi 1-0 ndaj Genoa me golin e Guendouzi pas 5′ minutash, që vendosi ndeshjen. Mesfushori shfrytëzoi asistin e Pellegrinit nga e majta për të vulosur kualifikimin. Lajmi i keq për bardhekaltrit është dëmtimi e Isaksen dhe Patric, të dy jashtë për shkak të problemeve muskulore, që duhen vlerësuar.

Përpjekje minimale, rezultat maksimal. Lazio iu desh vetëm një gol pas 5 minutash lojë të shënuar nga Guendouzi për të mposhtur Genoan. Bardhekaltrit arrijnë kështu në çerekfinale, ku pritet fituesi mes Romës dhe Cremonese. Nuk ishte një ndeshje e madhe, por Lazio praktikisht nuk vuajti pothuaj asnjëherë. Në fakt, ata u afruan disa herë për të dyfishuar epërsinë, rasti i fundit madje sensacional. Basic, 10′ minuta nga fundi, i vetëm përballë portierit, nuk arriti ta kalonte. Shqetësimi i vetëm për teknikun Sarri janë dëmtimet e Isaksen, që doli nga fusha pas gjysmë ore lojë i zëvendësuar nga Felipe Anderson dhe Patric.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *