• |
ide | kryesore

Djali i Fredi Belerit flet për gjendjen e të atit në burg: Babai është gjakftohtë

Lajme, Të fundit


Petro Beleri, djali i Fredi Belerit ka folur për herë të parë pas arrestimit të krybashkiakut të zgjedhur të Himarës, dy ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Në një intervistë për Euronews, ai tha se i ati është në gjendje të mirë shëndetësore ndërsa po pret me gjakftohtësi vendimet që do të marrë Gjykata.

“Kur kam qenë në Tiranë të gjithë njerëzit që ishin atje na mbështesnin dhe na shikonin në mënyrë emotive. Të gjithë na thonin se çfarë është kjo gjë kështu. Të gjithë e dinë se ç’po ndodh. Babai im është gjakftohtë dhe po pret Gjykatën që të nxjerrë vendimin, po pret procedurat dhe zhvillimet që do të kryen. Me shëndetin është mirë për momentin “- është shprehur Petro Beleri.

Kujtojmë se Fredi Beleri qëndron prej 7 muajsh në qeli nën akuzën për blerjen e votave dhe nga ana tjetër çështja e tij ka marrë vëmendje të posaçme nga qeveria greke, e cila e ka vendosur në prioritet të raporteve midis shtetit grek dhe atij shqiptar.


1 Comment

  1. Kush te mbeshtet ty ne Tirane mor te qifsha robt e shtepise???

    Aman na thuaj qe te shkojme ti peshtyjme ne fytyre.

    Pervec ndonje robqiri mercenar apo malok njeri nuk te mbeshtet.

    Ti as ne Shqiperi nuk duhej lejuar te ishe futur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *