• |
ide | kryesore

Përndoqi, ushtroi dhunë dhe kanosi 24-vjeçaren, vihet në pranga i riu në Tiranë

Lajme, Të fundit


Një person është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit policor të koduar “Following”. Ky shtetas, 33 vjeç, banues në Lushnje, ka përndjekur një 24-vjeçare, ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe e ka kanosur që të tërhiqte kallëzimin që ajo ka bërë ndaj tij, disa ditë më parë.

Kapja e tij u bë nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Lushnjë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.


2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *