• |
ide | kryesore

“Sa nga ju besojnë ende tek Babagjyshi”/ Mësuesja e klasës së 5-të shkakton debate

Arkiva, Lapsi Leaks
Babagjyshi



Në Coverciano të Firences në Itali, një mësuese e lëndës së fesë në shkollën fillore i pyeti nxënësit e saj të klasës së pestë: “Kush prej jush beson ende te Babagjyshi?”. Një pyetje që ka ngjallur polemika mes prindërve të fëmijëve.

Nxënësit shkuan në shtëpi, u treguan gjithçka prindërve të tyre duke i bërë mamit dhe babit pyetje të tilla si: “Pra atëherë Babagjyshi nuk ekziston?”, “Pse më gënjeve?” dhe “Pse nuk ma the kurrë të vërtetën?”

“La Repubblica” shkruan se episodi daton në 4 dhjetor.

“Mësimi duhet të kishte vazhduar me një shpjegim mbi frymën e Krishtlindjes, duke u frymëzuar nga historia e Shën Nikollës, peshkopit të Myrës, i cili kontribuoi në krijimin e mitit të Babagjyshit” – shpjegojnë prindërit.

Vetë mësuesja shkruante kishte shkruar regjistër se pyetja ishte “një kuiz mes fëmijëve: ka apo jo Babagjysh? 6 u përgjigjen po, 6 thanë jo, ndërsa 2 nuk e di”.

“Për ne është e gabuar të bësh pyetjen, edhe sepse të diskutosh për origjinën e legjendës do të thotë të mohosh ekzistencën e babadimrit në realitet. Për më tepër, nuk besojmë se është pjesë e programit arsimor”, – rrëfyen prindërit.

“Për mendimin tonë, kjo është një traumë, sidomos në këtë periudhë të vitit në një shkollë fillore. Nëse fëmijët besojnë apo jo në ekzistencën e një njeriu që udhëton me sajë nëpër botë duke sjellë dhurata, ndoshta ata duan të vazhdojnë të jetojnë me këtë iluzion duke shkruar letrën dhe duke ndier magjinë.

Nuk është e drejtë t’i privosh ata nga kjo magji. Nuk është e drejtë që një të hënë fëmijët tanë të kthehen nga shkolla të ndryshuar sepse një mësuese e ka thyer këtë magji”, – thuhet në letrën e prindërve ndaj mësuesit kujdestar. Ky i fundit i ka kontaktuar menjëherë dhe ka shfaqur interes për të mësuar më shumë rreth ngjarjes. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *