• |
ide | kryesore

50 Cent së shpejt një dokumentar rreth akuzave ndaj Diddy

Paparazzi, Slider



50 Cent ka njoftuar se kompania e tij e prodhimit është duke punuar në një dokumentar rreth akuzave ndaj  Sean “Diddy” Combs për sulme se*suale.

Reperi i “In Da Club” hyri në Instagram për të ndarë një fragment të asaj që ai ka filmuar deri më tani, ku shfaqet ish-reperi i Bad Boy Records, Mark Curry, i cili shihet në video duke pretenduar se Diddy do të hidhte alk00l  grave që merrnin pjesë në festat që ai organizonte.

Curry gjithashtu pretendon se Diddy e paralajmëroi ekuipazhin e tij të mos pinte nga ato gota dhe të pinte vetëm nga ato që ai kishte lënë mënjanë për të. Sipas 50 Cent, të ardhurat nga dokumentari do të shkojnë  për viktimat e sulmeve se*suale dhe përdh*nimeve.

Njoftimi i 50 Cent vjen pas një padie të katërt të ngritur kundër Diddy, i cili akuzohet për pjesëmarrje në një “përdh*nim në grup” të një 17-vjeçare në vitin 2003. Pasi padia e katërt bëri bujë të mërkurën, reperi hyri në Instagram dhe shkroi: “Mjaft është mjaft”.

“Për dy javët e fundit, kam ndenjur në heshtje dhe kam parë njerëzit që përpiqen të vrasin karakterin tim, të shkatërrojnë reputacionin tim dhe trashëgiminë time”, shkroi ai. “Akuza të pështira janë bërë kundër meje nga individë që kërkojnë një pagesë të shpejtë. Më lejoni të qartësoj plotësisht: Unë nuk kam bërë asnjë nga gjërat e tmerrshme që pretendohen. Do të luftoj për emrin tim, familjen time dhe për të vërtetën”./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *