• |
ide | kryesore

Berisha: Argita nuk do garojë përballë meje në PD, por më pas nuk e di

Arkiva, Lajme, Të fundit
Berisha



Ish-kryeministri Sali Berisha ka folur sërish për fjalimin e vajzës së tij, Argita Malltezi në Kuvendin Kombëtar. I pyetur në emisionin e Çim Pekës në Syri Tv, Berisha u shpreh se e bija nuk do të jetë ajo që të garojë me të atin, por la të hapur mundësinë që ajo të hyjë në politikë pas tij.

“Se çfarë do të bëjë Argita Malltezi në të ardhmen e saj, unë nuk mund ta them, dhe këtë ta them haptas. Por për një gjë të jeni i sigurtë, që nuk do të jetë ajo që do të garojë me të atin e saj. Për këtë 100%”, – u shpreh Berisha.

“Pas meje unë nuk jam përgjegjës se çfarë mund të ndodhë. Unë them që ajo është një njeri që ka të drejtën si çdo demokrate e demokrat, të marrë pjesë në garat, cilat të dojë. E vetmja gjë që nuk mund të ndodhë është që ajo të garojë me ta atin e saj. Kjo nuk ndodh. Nuk mund të bëhet partia familje”, – theksoi ish-kreu i qeverisë.

Malltezi u shfaq për herë të parë në një Kuvend të PD-së duke ngritur shumë aludime mbi angazhimin e saj në politikë.

Vetë ajo e pyetur për këtë çështje në emisionin “Top Story” dha këtë përgjigje: “Jo. Betejën politike e bën Sali Berisha dhe them se shkëlqen në atë që bën. Unë nuk kam ndonjë plan të fshehtë për t’u futur në politikë. Unë kam zgjedhur me vetëdije këtë rrugë. unë nuk kam asnjë plan për të hyrë në politikë. Jam pjesë e PD-së dhe vlerave që ajo përfaqëson” – tha Malltezi. /LAPSI.al



6 Comments

  1. Ne menduam qe do garonte perballe teje.
    Po kur te ikesh ti, nuk besojme te garoj ne PD , se ska rsye. Faleminderit per kete sqarim

  2. Më qartë se kështu. Sa të jem unë nuk ka sesi pas meje çdo kush ka të drejtë të garojë që ja ndjen që do t’a bëjë sigurisht dhe Argita. Mjafton të ketë garë dhe të votohet nga anëtarë dhe simpatizantë. Është rregulli bazë i demokracisë dhe pluralizmit.

    1. Il ore rrot kari. Nga gjith dumbabistat ti je me dumbabisti, ti je me idjoti. I je ndonje nga keta te familjes qe fshihet pas nikut “Gimi” o je me vertet trota e karit me e madhe midis dimbabistave. Ajo qe ndodh ne ate parti quhet monarki Jo demokraci. Ne demokraci njerezit votohen per kontributet personale ne parti e jo si goca Sales. Eshte pafytyrsi kandidimi per nje person qe ka zero kontribut dhe kerkon te votohet si goca babes. Keshtu qe ti ose je idjto osé je I familjes. Nuk eshte e mundur te besh gjithmon komente kaq idjote

  3. Hahahaha, si tall karin ky me njerezit, me demokratet. Nuk mund te behet partia familjare thot, nuk mund te garoj perball meje thot. Po pas meje do vij ajo, por partia nuk eshte familjare. Si puna Likes qe ja la Mones, po ja mori prap pastaj. Kujdes o Sale, se mos ja jep dhe pastaj ja merr prap. Si bere me Lulken. Hahaha ca thiatro, u be PD parti bakshishi familjar . me sakt ashtu ka qen, po kujt tha thuash, idjoteve qe dalin e thon Brisha legiend. Ca thiatro, pasi I ran te ardhurat e studios ligjore me 80% dhe rrezikoi te ishte larg qoft shtres e mesme, Argita Malltezi e kuptoi qe suksesi I studios nuk ishte zotesia e saj si juriste, po ishte fakti qe ishte goca babes me baben kryeminister. Prandaj vendosi qe , kur te iki baba, ta marri kjo partin, qe te mos duket qe eshte parti familjare.

  4. Ky ka qënë dhe është parimi i Sali shpellarit. A të të kujtohet ç’fare i tha një politikani francez vite më parë?
    _ Pas meje qameti le të bëhet!_
    Mjerë Shqipëria!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *