• |
ide | kryesore

Lupita Nyong’o dhe Joshua Jackson në një romancë dashurie

Paparazzi, Slider


Lupita Nyong’o dhe Joshua Jackson kanë nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie.

Nyong’o, 40 vjeç dhe Jackson 45, u panë të kapur për dore pranë Autocamp në Joshua Tree, Kaliforni, të martën. Prej disa kohësh, thashethemet për romancë kanë qarkulluar rreth aktorëve, por kjo është hera e parë që ata dalin jashtë dhe gati të tregojnë se janë bashkë.

Një burim i tha ET, “Joshua dhe Lupita po shijojnë kohën së bashku. Është ende herët, por ata po argëtohen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Miqtë e tyre nuk janë të befasuar që janë lidhur.”

Dalja e tyre vjen  vetëm disa javë pasi Jodie Turner-Smith paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i Dawson’s Creek pas tre vitesh martesë. Ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye për zgjidhjen e martesës. Jodie po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Juno Rose Diana Jackson.

“Jodie nuk po i kushton shumë vëmendje jetës së Joshua-s. Ajo po ia del shumë dhe e ka rrethuar veten me njerëz që janë besnikë dhe e duan. Ajo ka pasur gjithmonë një energji pozitive, argëtuese dhe është e fokusuar te puna dhe të jetë nëna më e mirë që mund të jetë”, tregoi një mik i afërt. Sa për Nyong’o, ajo zbuloi në një intervistë se po kalonte një ndarje nga Selema Masekela./Lapsi.al


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *