Lupita Nyong’o dhe Joshua Jackson kanë nxitur së fundmi aludimet për një romancë dashurie.
Nyong’o, 40 vjeç dhe Jackson 45, u panë të kapur për dore pranë Autocamp në Joshua Tree, Kaliforni, të martën. Prej disa kohësh, thashethemet për romancë kanë qarkulluar rreth aktorëve, por kjo është hera e parë që ata dalin jashtë dhe gati të tregojnë se janë bashkë.
Një burim i tha ET, “Joshua dhe Lupita po shijojnë kohën së bashku. Është ende herët, por ata po argëtohen dhe flirtojnë me njëri-tjetrin. Miqtë e tyre nuk janë të befasuar që janë lidhur.”
Dalja e tyre vjen vetëm disa javë pasi Jodie Turner-Smith paraqiti kërkesën për divorc nga aktori i Dawson’s Creek pas tre vitesh martesë. Ajo përmendi “dallimet e papajtueshme” si arsye për zgjidhjen e martesës. Jodie po kërkon kujdestarinë e përbashkët të vajzës së tyre 3-vjeçare, Juno Rose Diana Jackson.
“Jodie nuk po i kushton shumë vëmendje jetës së Joshua-s. Ajo po ia del shumë dhe e ka rrethuar veten me njerëz që janë besnikë dhe e duan. Ajo ka pasur gjithmonë një energji pozitive, argëtuese dhe është e fokusuar te puna dhe të jetë nëna më e mirë që mund të jetë”, tregoi një mik i afërt. Sa për Nyong’o, ajo zbuloi në një intervistë se po kalonte një ndarje nga Selema Masekela./Lapsi.al