• |
ide | kryesore

OBSH: Sistemi shëndetësor i Gazës i gjunjëzuar dhe është afër kolapsit total

Lajme, Të fundit



Sistemi shëndetësor i Gazës është i gjunjëzuar dhe pranë kolapsit total, tha në një deklaratë të mërkurën drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë , Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Gaza nuk mund të përballojë të humbasë më spitale…dhe një tjetër është në prag të mbylljes. Kjo do të privojë mijëra njerëz nga kujdesi thelbësor për shpëtimin e jetës shtoi ai në një deklaratë tjetër duke iu referuar spitalit Kamal Adwan në Gazën veriore.

Sipas CNN, dy ditë më parë, ministria palestineze e Shëndetësisë në Ramallah akuzoi ushtrinë izraelite se kishte vënë nën rrethim spitalin Kamal Adwan. Në deklaratat e mëparshme, Izraeli kishte thënë se synonte infrastrukturën e Hamasit në rrip.

OBSH ka raportuar të paktën 212 sulme në sektorin shëndetësor të Gazës që nga 7 tetori. Si rezultat, vetëm 14 spitale funksionojnë pjesërisht dhe tre funksionojnë minimalisht në rrip, ndërsa 19 kanë dalë jashtë shërbimit, shtoi shefi i OBSH-së.

Ministri palestinez i Shëndetësisë Mai Al-Kaila tha të martën se asnjë nga spitalet në Gazën veriore nuk mund të akomodojë operacione kirurgjikale, ndërsa kapaciteti ka tejkaluar 216% në spitalet në jug.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *