• |
ide | kryesore

Pagliuca, ish-portieri i Inter mbron Donnarumma e kritikon Maignan: “Mbrohet nga shtypi”

Sport
Pagliuca


Gianluca Pagliuca, ish-portieri i Inter dhe kombëtares italiane, ka folur për paraqitjet e fundit të Mike Maignan me Milan. Ai kritikoi portierin francez, duke treguar me gisht favorin që atij i bëhet nga shtypi. Pagliuca ka folur në edicionin e sotëm të Libero dhe ka komentuar ndër të tjera paraqitjet e fundit të Mike Maignan e ish-milanistit Donnarumma.

Ish-portieri i Inter dhe Bolonja foli ashpër në lidhje me portierin francez: “Ai po bën më pak mirë se në vitin e tij të parë, por mbrohet nga shtypi”.

Pagliuca foli edhe për Gigio Donnarumma gjatë fjalës së tij. Për ish-portierin kuqezi, tani te PSG, ndryshe nga Maignan, ai i doli në mbrojtje. E kjo pavarësisht se titullari i Italisë ka qenë protagonist i disa gabimeve së fundmi, me fanellën e PSG-së.

Lexo më tej: Video/ Donnarumma, gafë e tmerrshme në golin e Newcastle: portieri dy gabime në 5 ditë, në Paris nuk e duan

Ish-portieri i Kombëtares tha për numrin 1 aktual të të kaltërve: “Po e masakrojnë se duan ta bëjnë të paguajë që parapëlqeu paratë e PSG-së ndaj Milan. Atëherë unë ju pyes: sa flamuj ka sot në futboll?”. Ndoshta, pyetja e tij ka përgjigjen e konceptit që ish-interisti ka dashur të japë, por kjo nuk e zhbën faktin se Donnarumma po gabon me rregullsi dhe Maignan po konfirmohet shumë më lart.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *