• |
ide | kryesore

Video/ Ounahi nuk i dha dorën, Gattuso iu vërsul në pankinë: shakaja e trajnerit tmerroi lojtarin

Sport, Video
Ounahi



Gennaro Ivan Gattuso po rikthen në rrugën e duhur Marsejën e tij. Trajneri italian duket se ka gjetur mënyrën për të nxjerrë klubin nga kriza, falë tre fitoreve radhazi mes kampionatit e Europa League. Por italiani ishte edhe protagonist i një episodi të bukur me një prej futbollistëve të tij, Azzedine Ounahi.

“PESËSHJA” E PADHËNË

Olympique Marseille mposhti Lyon 3-0 në raundin e mesjavës. Skuadra e teknikut Gattuso po rikthehet në pozicionet e duhura falë një uniteti dhe loje të rigjetur. Grupi më në fund duket i bashkuar dhe këtë e dëshmon edhe videoja që po qarkullon aktualisht në rrjetet sociale, ku shihet Gattuso duke bërë shaka me Ounahi. Mirëpo, lojtari e ka parë keq punën me trajnerin italian i cili ka bërë shaka në “mënyrën e tij”.

REAGIMI I SHTIRUR DHE PËRQAFIMI

Me rezultatin e arritur tashmë dhe pak minuta para përfundimit të ndeshjes, Gattuso nisi të përplaste duart me të gjithë pankinën. Kur ai mbërrin pranë Ounahi, lojtari e hoqi dorën. Siç shihet edhe nga video, Gattuso bëri sikur reagoi me grusht dhe më pas e përqafon energjikisht. E gjitha mes ilaritetit të komentatorëve dhe lojtarëve të tjerë të pankinës. E sigurt është se Ounahi, për disa sekonda, pati frikë nga më e keqja.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *