• |
ide | kryesore

Dalin EMRAT/ Të arrestuarit e SPAK për inceneratorin e Tiranës

Arkiva, Lajme, Të fundit
spak



SPAK ka lëshuar 15 urdhër-arreste mbrëmjen e kësaj të premteje për aferën e inceneratorit të Tiranës. Lapsi.al mëson se një prej të arrestuarve është edhe Taulant Tusha, drejtor i Infrastrukturës në bashkinë e Tiranës. Ai ka qenë një nga më të përfolurit në çështjen e inceneratorit të Tiranës. Në dosjen e SPAK, Taulant Tusha është përmendur për kontaktet që ai ka mbajtur me Klodian Zoton.

Sipas të njëjtave burime, edhe disa të ndaluar të tjerë janë zyrtarë të bashkisë. Mediat raportojnë se urdhër-arresti janë lëshuar edhe për ish-ministrin e Mjedisit, Lefter Koka si dhe ish-deputetin e PS-së, Alqi Bllako të dy dënuar nga GJKKO për inceneratorin e Elbasanit dhe që aktualisht ndodhen në burg. Urdhër-arresti ka edhe për “bosët” e inceneratorëve Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët siç dihet janë në arrati.

Mediat raportojnë se “arrest në burg” është kërkuar edhe për Erjon Muratajn, Bledar Karolin, Namik Simixhium, Jetmir Llapajn dhe Pëllumb Abeshin. Të njëjtat burime raportojnë se është caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie” për Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Etleva Kondi dhe Sidita Tola.

Më 1 gusht, Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi sekuestro preventive ndaj kompanisë “Integrated Energy B.V. S.P.V.” sh.p.k që është kompania koncesionare e inceneratorit të Tiranës si dhe të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të kësaj kompanie.

Hetimet kanë nisur në vitin 2020, për veprat penale të “Mashtrim me pasoja të rënda” në bashkëpunim, “Shpërdorim i detyrës”, “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë dhe “pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Edhe Lalit i paskan ngrënë kumbulla dhe dardha pas shpine



10 Comments

    1. Alba Thoma është njeri i Fatmir Mediut pra po goditen prapë njerëz të opozitës.
      Bledi Karoli ka qenë përfaqësues i Partisë Republikane në KQZ prapë dikush nga opozita.
      Kështu që mos na shisni dënglat me drejtësi qe godet me regji nga lart dhe llogari.

  1. Drejtesi me regji!!!

    Diten e kongresit , futen mren ca cironka!

    Mesazhi i qarte.i ramës. Prokuroria do hedhe këmbet siç i do defi ramës.

    Vend idiot, popull idiot. Ka për tu knaq me lugën bosh te taulant tushes, nderkohë lali këllira i bën gojore ramës

    Ptuu fëlliqesirat e ridhjerjes

    1. Ik e kerko popull tjeter me te zgjuar.
      Po me trut qe ke ti. Qe fajin ta ka populli. Ne rastin me te mire. Ty duhet të dërgojnë ne fiset e thella te amazones.

  2. Pune mare, tha dikushi, por pa menduar e pare, se aSPAKu e ka kapur nga bishti. Pra edhe shpresat ngelen ne bisht.KOKAT, KOKAT O ZOTRINJ, Ne ini te zot e kompetet goditini qelbin, e jo patkojte.Per lajme e filma ju degjojme e shohim per nate, por rezultatet e atij vend pune jane e kane qene , bir Selmani nenes, zvarritjet, perpunimet, alibite, perdridhjet me urdher politik, me shume ju ka diskriminuar per mos veprime.Zbatoni ligjin e kushtetuten, te cilen ju e dini me mire se kushdo,, por nji kujtese,,,, PARA LIGJIT JEMI TE TERE TE BARABARTE.

  3. Para ligjit jemi të pabarabartë

    Po ti shihke shumë filma si duket

    Vazhdo enderro me barszinë.para ligjit. Bën gjumë të mirë me ëndërra të bukura

  4. Skuptoke gje, mos komento te tjeret, po jep mendimin, mos u bej graso por ngjites, e poqe, qe sje i zoti rri ne ate kapacitet qe ke.Sa per sqarim, filmat e perrallat ia dedikoj SPAKUT, e jo filmave shlodhes. RRITE NIVELIN,patronazhist se e keni humbur nga cekici i partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *