• |
ide | kryesore

‘Jemi policë’, si tentuan autorët e armatosur të grabisin banesën në Prush

Lajme, Të fundit



Tre persona të armatosur kanë tentuar të grabisin një shtëpi në fshatin Prush të Tiranës. Autorët e tentativës për grabitje, identiteti i të cilëve nuk dihet ende, ishin të veshur me uniforma policie në momentin kur kanë hyrë në banesën e Gim Himës. Në banesë ishin 2 të moshuar. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë lajmëruar policinë pasi dëgjuan të bërtitura, ndërsa në momentin e mbërritjes ka pasur shkëmbim zjarri mes autorëve dhe punonjësve të policisë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:13 të mbrëmjes së sotme. 3 autorët u futën brenda banesës por u kapën ‘mat’ nga forcat e rendit. Teksa policia është afruar pranë banesës, ata kanë qëlluar me armë drejt efektivëve. Më pas uniformat blu u janë kundërpërgjigjur me të shtëna, por autorët kanë arritur të largohen. Nga shkëmbimi i zjarrit nuk ka persona të lënduar.

Tre autorët kanë qenë me një mjet tip ‘Audi’ të bardhë dhe janë larguar në drejtim të Liqenit të Thatë. Mjeti dyshohet se është me targa të vjehdura, AA 943 SG. Policia e Tiranës, RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë, po vijojnë krehjen e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset kryesore dhe hyrje-daljet e Tiranës, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *