• |
ide | kryesore

Detaje të reja nga grabitja në Prush/ Autorëve u ranë veglat pas përplasjes me policinë

Arkiva, Lajme, Të fundit
prush



Mbrëmjen e së shtunës disa persona tentuan të grabisnin një banesë në fshatin Prush të Tiranës. Në banesë kanë qenë dy të moshuar dhe dy nipërit e mitur, një vajzë dhe një djalë. Kur kanë hyrë në banesë ata janë prezantuar si forcat e rendit.

“Ulu policia” aty kanë nisur edhe ekzekutimin e planit të grabitjes. Ka qenë pikërisht djali i mitur, nipi i familjes që ka mundur të dalë nga pas shtëpisë dhe ka njoftuar policinë. Një patrullë me dy efektivë kanë mbërritur shumë shpejt teksa grabitësit kanë qenë ende në banesë. 

Kur ka ardhur policia ka tentuar t’i ndalojë, por dy prej grabitësve janë larguar në mal dhe kanë qëlluar ndaj efektivëve të policisë duke u rrezikuar jetën. Ndërkohë 3 grabitës të tjerë janë përplasur me efektivët. Një efektiv është përplasur me makinë gjatë largimit dhe për pasojë është dashur ndërhyrja mjekësore, por fatmirësisht nuk ka pasur dëmtime serioze.

Në banesë grabitësve u kanë rënë edhe levat që kishin marrë për të kryer këtë grabitje. Në orët e para të mëngjesit të sotëm policia ka shoqëruar mbi 10 persona. Mediat raportojnë se targat kanë qenë të kopjuara ashtu si rasti i grabitjes së argjendarisë në Kamzë. Familja ka dy vajza jashtë shtetit, dy vajza të tjera bashkë me djalin e familjes jetojnë në Shqipëri. Kjo familje ka pasur dhe një biznes, tek i cili ofronte shërbime me karrotrec. /LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *