• |
ide | kryesore

Video/ Aston Villa i merr mbarë, pas City mposhtet edhe Arsenal: kreu i Premier League është i Liverpool

F1, Sport, Video
Aston Villa



Ligji i Unai Emery dënon edhe Arsenal: Aston Villa – fitorja e tyre e pesëmbëdhjetë radhazi në shtëpi – mposhti Gunners 1-0. Villians duket se e kanë seriozisht e po krijojnë bindjen se mund të luftojnë vërtetë për kreun. Nëse llogarit, që skuadra e teknikut Emery mposhti radhazi dy kryesuesit e Premier League, City e tani edhe Arsenal, atëherë gjithcka është e mundur. Aston Villa është tani vetëm dy pikë larg vendit të parë, që ndryshoi duar, duke kaluar nga Gunners te Reds.

Londinezët lëshuan kështu vendin e parë, duke pësuar humbjen e dytë të kampionatit të tyre. Goli që vendos ndeshjen mbërriti menjëherë: në minutën e 7′, Villans ndërtuan një aksion të shkëlqyer kolektiv në të djathtë. Bailey shërbeu në qendër për McGinn, i cili u kthye duke mundur Raya me të majtën. Miqtë bënë gjithçka për të barazuar: Odegaard dhe Martinelli vunë në provë mbrojtjen e vendasve dhe Martinez, i cili megjithatë priti gjithçka.

Lexo më tej: Video/ United katastrofë: ten Hag turpërohet në Olt Trafford nga Bournemouth

Në pjesën e dytë, të besuarit e teknikut Arteta do të gjenin dy herë golin e barazimit, të dy të anulluar. Fillimisht në minutën e 62′ realizoi Saka, por në pozicion jashtë loje. Më pas, Nketiah gjeti rrjetën, por duke e prekur topin me dorë. Rikuperimi i gjatë nuk çoi në barazimin e shpresuar nga Gunners, që të paktën do t’i lejonte Arsenal të ndante vendin e parë me Liverpool. Përkundrazi përfundon 1-0: Arsenal zbret në -1 nga kreu, ndërsa Aston Villa arrin fitoren e dytë, shumë prestigjioze pas asaj kundër City të Guardiolës dhe tani është vetëm dy pikë prapa Reds që mbajnë vendin e parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *