• |
ide | kryesore

Analiza në DW/ A po e lënë të gjithë në baltë Ukrainën

Arkiva, Lajme, Të fundit
ukrainën



Republikanët bllokojnë në Kongresin Amerikan ndihmat miliardëshe për Ukrainën. Kreu i qeverisë hungareze, Orban do ta pengojë një paketë ndihme të zgjeruar të BE. Po lodhen mbështetësit perëndimorë të Ukrainës?

Ne do ta mbështesim Ukrainën “për sa kohë të jetë e nevojshme”. Kështu është shprehur presidenti amerikan, Joe Biden. Kështu shkruhet edhe në komunikatën përfundimtare të samitit të fundit NATO-s. I njëjti premtim vjen edhe nga kancelari gjerman, Olaf Scholz. Por sidomos në SHBA, mbështetësen kryesore të Ukrainës ndihmat për këtë vend janë më shumë se kurrë në pikëpyetje. Sipas të dhënave të Shtëpisë së Bardhë, ndihmat e miratuara nga kongresi harxhohen deri në fund të vitit. Livrimi i ndihmave të reja po pengohet nga republikanët në kongres.

Gjithnjë e më shumë kongresmenë amerikane po shprehin dyshime për mbështetjen ndaj Kievit ose e refuzojnë atë tërësisht. Kreu i Zyrës Presidenciale të Kievit, Andrij Jerman në një apel dramatik paralajmëroi, se Ukraina pa ndihmat amerikane do të humbasë luftën kundër Rusisë. Biden nga ana e tij ka theksuar se ndihmat për Ukrainën “janë fuqishëm në interesin tonë kombëtar dhe në interesin ndërkombëtar të të gjithë miqve tanë.” Po qe se bie Ukraina, presidenti Putin do të sulmojë shtete të tjera. Kur janë shtete të NATO-s, kjo do të çonte në atë që “ne nuk e synojmë dhe nuk e kemi sot: trupa amerikane që luftojnë kundër trupave ruse.”

Mbështetja lëkundet edhe në Europë

Edhe në Europë po lëkundet solidariteti me Ukrainën. Kryeministri hungarez, Viktor Orban kërkon që të vendosë veton në samitin e BE javën e ardhshme kundër 50 miliardë eurove të parashikuara për Kievin, ashtu si edhe kundër fillimit të bisedimeve të pranimit të Ukrainës në BE. Orban që vazhdon të mbajë kontakt me presidentin Putin përpiqet rregullisht të pengojë sanksionet e BE kundër Rusisë.

Qeveria polake kërcënoi një kohë me kufizimin e ndihmave me armë për shkak të importeve të lira të drithërave nga Ukraina. Sllovakia pas fitores së populistit të majtë, Robert Fico ndali ndihmat ushtarake për Ukrainën. Sanksionet kundër Rusisë, dihet Fico nuk i mbështet, po ashtu edhe një anëtarësim të mëvonshëm të Ukrainës në NATO.

Politikani gjerman nga CDU për çështjet e mbrojtjes, Roderich Kiesewetter konstatoi që në tetor në një bisedë me DW për të gjithë perëndimin se “mbështetja për Ukrainën ka rënë ndërkohë, solidariteti po pëson krisje, janë shtuar zërat që kërkojnë një ‘paqe të diktuar’.” Kurse Roman Goncharenko nga Redaksia e Ukrainës të Deutsche Welles në një emision të DW u shpreh se “në Ukrainë ka zhgënjim, se perëndimi është lodhur.”

A është e mundur një fitore ushtarake e Ukrainës?

Kësaj i shtohet që Ukraina megjithë ndihmën ushtarake perëndimore rregullisht njofton për suksese të kufizuara, por nuk ka arritur ndonjë sukses të madh ushtarak deri tani. Portali ukrainas që trajton çështjet e luftës, “Deep State” ka përcaktuar se “vera tregoi, se lufta në vitin 2024 nuk do të përfundojë sipas kushteve tona”. Dhe me “kushtet tona” kihet parasysh rikthimi i plotë i të gjitha zonave të pushtuara, përfshirë edhe Krimenë.

Rregullisht presidenti Zelensky kërkon më shumë armë perëndimore si avionët luftarakë. Nga Gjermania ai kërkon avionët e tipi Taurus. Kancelari Scholz ka kohë që ka dërguar tanke luftarake në Ukrainë, por ai refuzon dërgimin e Taurus. Hezitimi i vazhdueshëm, ky është problemi, kritikon Kiesewetter. “Ofensiva e çlirimit pengohet nga vetë perëndimi, sepse furnizimet shkojnë me vonesë dhe janë shumë të pakta.”

Rusia shpreson në fitoren e Trumpit vitin e ardhshëm

Në Gjermani ka qëndrime të ndryshme në debatin, nëse furnizimet masive të Ukrainës do të përcaktojnë se në cilin drejtim do të shkojë lufta. Politologu, Johannes Varwick nga Universiteti Halle në lidhje me dërgimin e Taurus shprehet, se “natyrisht armë të tilla bëjnë dallimin (…) por nuk pres një ndryshim në konstelacionin strategjik.” Politikani i CEU, Kiesewetter nga ana e tij është i mendimit, se “superioriteti në ajër dhe armët e precizionit në distancë si Taurus në një sasi të mjaftueshme do të sillnin kthesën.”

Me gjasë Kremlini luan me kohën dhe shpreson në fitoren e Donald Trump në vitin 2024 në zgjedhjet presidenciale amerikane dhe fundin e mbështetjes amerikane. Sipas ekspertit Varwick “nuk është e mundur për nga dimensionet” që europianët të zëvendësonin ndihmën amerikane. “Nëse amerikanët heqin dorë nga mbështetja ose e reduktojnë në mënyrë masive atë, atëherë Ukraina ka një problem, që nuk mund të kompensohet nga europianët.”

Ukraina refuzon dhënien e tokës për paqen

Lodhja prej luftës ka krijuar presion tek politikanët në perëndim, që të kërkojnë përmes negociatave fundin e luftës. Sipas ekspertit Varwick kjo në një moment është e pamënjanueshme. Do të vjë momenti që të flitet për “ndryshime territoriale në Ukrainë, për neutralitetin e Ukrainës”. Kurse zgjidhja “tokë për paqe”, sipas Roman Goncharekos nga Deutsche Welle nuk ka shans të pranohet në Ukrainë. “Kanë ndodhur shumë gjëra, vuajtja është shumë e madhe. Ky do të ishte një shpërblim për Rusinë.”

Politikani i CDU, Roderich Kiesewetter vazhdon të besojë në një fitore ushtarake të Ukrainës përmes armëve perëndimore, prandaj strategjia duhet të jetë. “Të furnizohet me gjithçka, sa më shpejt të jetë e mundur. (…)Hezitimi kushton jetë, dhe rrit rrezikun që Rusia të fitojë dhe Ukraina të shpërbëhet. Kjo është edhe bashkëpërgjegjësia jonë.” /Marrë nga DW



7 Comments

  1. Do e lënë siç lanë irakun afganistanin,sirinë , libinë dhe së fundmi ukrainën.

    Amerika ka ndarje të medha perbrenda dhe varet si do kombinohen interesat e tyre.

    Problemi më iadh është i europës , rusi tek porta dhe ekonomikisht ne disfavor , 1 pa energjinë dhe 2 tregun e rusisë , 3 mund te ketë probleme në bosnje mal të zi dhe ca më pak në kosovë e maqedoni.

    Prandaj bën cirk klloun ramuti me vuçiçin sepse eshte situate e dhjerë në europë

  2. Komplet “Bota Perendimore” e tregoi fytyren e saj te vertete me ate qe po ndodh ne Palestine.
    Jo vetem qe do e leri ne balte por po qe nevoja do i bej presion qe te bejne marveshje sipas kushteve te Rusise.

  3. Nuk besoj se do t’a braktisin. Rusia e sotme i ngjan asaj të BS. Dhe shumë vënde të ish bllokut komunist e dinë ndër to dhe Gjermania. Dhe nuk janë pak. Nuk besoj se të paktën këto vende nuk do t’a braktisin. Dhe të gjitha janë pjesë e Nato’s. Dhe mos harroni MB. Ata janë populli që nuk tradhëtojnë. Do jenë në krah të Ukrainës. Po ashtu Finlanda,Suedia që janë në kërcënim në detin Balltik. Po është dhe Turqia që në dukje është neutrale por ka hesape të vjetra me rusët sidomos për Krimean ku kanë shpërngulur popullatën turqisht folëse e ku ministër i mbrojtjes në Ukrainë është përfaqësues i asaj etnie. Po dhe Amerika vetë pavarësisht problemeve të brendshme nuk besoj se do bëjnë me këtë gabim fatal. Dhe më e rëndësishmja është që popujt e pothuajse të tërave demokracive nuk e lënë kurrë Ukrainën. Ndihma e tyre është tepër e rëndësishme dhe e konsiderueshme e nuk do pushojnë së mbështeturi atë. Bloger nga e gjithë bota janë organizuar të mbledhin ndihma në para e shumë organizata të tjera humanitare të vjetra e të reja do vazhdojnë të njëjtin mision pa ndërprerje. E pastaj vetë Ukrainasit nuk do pushojnë së reshturi të luftojnë me trimëri e krenari për të mbrojtur lirinë e vendin e tyre. Siç dhe vetë ata e thonë dhe hunj do luftojmë. Emigracioni i tyre është aktiv me ndihmën që jep për luftën e bashkëatdhetarët.

    1. Fle ne dafina fle, paske bere hartim te bukur. Kesaj thone « te kishte halla koqe ». Ukraines i ka ikur njehere e pergjithmone 1/5 e territorit dhe e gjitha kjo « fale ndihmes se UK dhe Amerikes », qe po « luftojne Rusine » duke u vrare ushtare ukrainas dhe asnje amerikan apo anglez. Ky pisllek qe ka bere Amerika, duke perdorur Ukrainen si proxy, eshte fatal per Ukrainasit. E ka thene vete Henry Kissinger, kryedspiuni i Amerikes qe : «  Te kesh Ameriken armike eshte keq, por ta kesh « mike », eshte fatale ».

  4. Ukraina ne balte ishte qe ne fillim te luftes. Kujtoi ai pederasti klloun se duke bredhur sa andej ketej si Robert Camcakizi do fitonte lufte. Asnje transparence nuk ka per miliardat qe ju “akorduan” Ukraines si dhe armatimet qe perfunduas sa ne Gaza e sa ne duar te militanteve neper bote

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *