• |
ide | kryesore

Çështja Hakimi komplikohet: gruaja që e akuzon për përd*unim konfirmon të gjitha akuzat

Sport
Hakimi



Të premten, Achraf Hakimi nuk ishte i pranishëm në seancën e fundit stërvitore përpara ndeshjes së PSG kundër Nantes (të fituar 2-1 nga parisienët). Një mungesë e dakordësuar me klubin, zyrtarisht për “arsye personale”. Në fakt, ishte pikërisht kjo, pasi mbrojtësi maroken ishte në gjykatë për një përballje të parë me gruan që e akuzoi për ngacmim seksual.

Ish-lojtari i Inter ka mohuar gjithmonë çdo keqbërje, por gjatë takimit të parë ballë për ballë viktima e supozuar, përmes avokatëve të tij, ka konfirmuar çdo akuzë.

Të premten Hakimi u thirr në gjykatë për t’u përballur me gruan që e akuzoi për përdhunim, por pa bërë asnjëherë një denoncim zyrtar. Mirëpo, pas dëgjimit të deklaratave të viktimës së dyshuar, hetuesit hapën një dosje. Mbrojtja ligjore e lojtarit pretendon se akuza është thjesht një përpjekje për zhvatje, një teori e mohuar ashpër nga avokatët e gruas.

Lexo më tej: Nën hetim për përd.hunimin e një vajze, Hakimi ndahet nga bashkëshortja: “Shumë divergjenca”

“Asgjë në këtë dosje nuk na lejon të karakterizojmë një tentativë shantazhi për qëllime zhvatjeje”, shpjegoi për mediat në fund të diskutimit avokatja e viktimës së dyshuar Rachel-Flore Pardo. Më pas avokatja këmbënguli: “Klientja ime konfirmon të gjitha deklaratat e saj dhe ka bërë padi civile”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *