• |
ide | kryesore

Egnatia në provën durrsake, Partizani e Tiranë presin të gabojë: ja për çfarë luhet në javën e 16 të Superiores

F1, Sport
Egnatia



Partizani, në javën e 16 të Superiores është i vetmi në treshen kryesuese që luan në shtëpi. Të kuqtë shpresojnë, në fakt, që Egnatia e vendit të parë të ndalë hapin. Gjë që e mendon edhe Tirana, pavarësisht se bardheblutë janë shumë të distancuar në renditje. Kjo javë në fakt hapet me tre takime, që do të luhen sot, mes tyre edhe beteja e mbijetesës Erzeni-Kukësi.

Ahmataj e Tirana do të kenë një test delikat në Laç, ku nuk fitojnë prej 7 javësh, në të cilat Josa ka marrë vetëm 3 pikë. Bardhezinjtë duan të ndryshojnë kurs, duke përfituar nga një moment jo shumë bindës i kryeqytetasve, që gjithësesi në derbi sapo kanë bërë performancën më të mirë me Ahmatajn në pankinë. Po sot në orën 13.30 do të luhet edhe sfida e rëndësishme për mbijetesë mes Erzenit e Kukësit. Shijakasit pas suksesit me Tiranën u rrëzuan sërisht në Korcë dhe tani ndajnë pikët me Kukësin 16, vetëm dy nga vendi i fundit.

Në Loro Boriçi ndërkohë në orën 17 luhet për pretendimin për Final Four. Vllaznia, pas fitores së fundit është vetëm 4 pikë larg vendit të katërt dhe tani kanë optimizmin e duhur për ti shkaktuar Mehmetit humbjen e parë në pankinën kryeqytetase. 7 javë pa humbje e kanë ngjitur nëndetësen -2 nga Skënderbeu dhe duke patur parasysh transfertën e vështirë të korcarve, një fitore në Shkodër mund ti projektonte ata në vendin e katërt.

SUPERIORE, JAVA E XVI

10/12/23
Laçi         13 : 30 Tirana
Erzeni     13 : 30 Kukësi
Vllaznia  17 : 00 Dinamo
11/12/23
Teuta       17 : 00 Egnatia
Partizani 17 : 00 Skënderbeu

Lexo më tej: Thyen karrige e ndezën flakadanë, “digjen” arkat e Tiranës e Partizanit: Disiplina dënon 10 javë Mehmetin

Të hënën luhen dy ndeshjet e tjera të javës së 16. Egnatia është e impenjuar në transfertën e Durrësit, kundër Teutës. Skuadra e Martinit, e fundit e pa fitore prej 7 javësh, sapo ka ndalur Partizanin dhe tani duan të bëjnë të njëjtën gjë edhe ndaj kryesuesve. Direkt të interesuar të kuqtë, -3 nga rrogozhinasit, që presin Skënderbeun që me 21 pikë ka vënë në shënjestër Tiranën e vendit të tretë, vetëm një pikë larg.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *