• |
ide | kryesore

Joe Manganiello dhe aktorja bëjnë daljen e tyre të parë publike

Paparazzi, Slider



Joe Manganiello dhe Caitlin O’Connor bënë daljen e tyre të parë publike si çift.

Të shtunën, aktorët kaluan së bashku në tapetin e kuq gjatë gala-s COAF (Fondi i Fëmijëve të Armenia). Në kuadër të aktivitetit, Manganiello u nderua me Çmimin Humanitar COAF. Ai shkoi në Instagramin e tij për të ndarë postimet  duke pranuar çmimin e tij. Megjithatë, aktori nuk ka ndarë asnjë foto me O’Connor.

O’Connor, një aktore dhe prezantuese televizive e lindur në Los Anxhelos –është më e njohur për punën e saj si reportere  si dhe për role të vogla në shfaqje të shumta, duke përfshirë Two and a Half Men, Ballers, dhe Days of Our Lives.

Shfaqja pulike vjen tre muaj pasi ata u lidhën së bashku. Në shtator, People raportoi se Joe dhe Caitlin po “njiheshin” pas takimit në një festë jozyrtare për Winning Time. Menjëherë pas kësaj, dyshja u panë të buzëqeshur teksa po largoheshin nga Gold’s Gym në Venecia, Kaliforni.

Manganiello paraqiti kërkesë për divorc nga Sofia Vergara, 51 vjeç, në korrik pas shtatë vitesh martesë. Në muajt pas ndarjes së tyre, të dy duket se po ecin përpara. Në nëntor, aktorja u pa me Dr. Justin Saliman.

Në atë kohë, një burim i tha ET se gjërat po shkonin mirë me Vergara dhe Dr. Saliman.

“Ata e pëlqejnë shumë njëri-tjetrin, por edhe Sofia po i merr gjërat ngadalë”, tha burimi. “Sofia dhe Justin argëtohen shumë së bashku. Justinit i pëlqen që ajo e mban jetën e saj personale private dhe mund të jetë vetvetja me të./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *