• |
ide | kryesore

Video/ Najdovski ngatërron portën, William arrin Tiranën në shtesë: Laçi rikuperon dy gola, për një pikë

F1, Sport, Video
Najdovski



Nuk ka fitues në Laç, ku për javën e 16 të Superiores u maturua një 2-2, me kurbinasit që rikuperuan disavantazhin e dyfishtë përballë Tiranës. Bardheblutë ngecin në barazimin e dytë radhazi e nuk fitojnë prej tre takimesh. Laçi ndërpret serinë e dy humbjeve, por nuk fiton prej 9 javësh. Pas 0-2 në pjesën e parë me golat e Hasanit e Abazajt, rikuperimi erdhi në të dytën. Najdovski hapi ndeshjen me një autogol fatkeq, William barazoi në fund të kohës së rregullt.

E të mendosh që sfida nisi mjaft mirë për kryeqytetasit, që pas një pjese lojë udhëhiqnin me dy gola. Bardheblutë ishin në kontroll dhe u duk se mund të shënonin qetësisht sa herë të dilnin përpara. Hasani zhbllokoi ndeshjen në minutën 18’, duk e bërë të thjeshtë lojën e skuadrës së Ahmatajt. Tirana ushtroi presion dhe në fundin e pjesës së parë dyfishoi. Abazaj realizoi golin e dytë, që siguroi rezultatin..

Josa duhet të jetë ndjerë në dhomat e zhveshjes e në pjesën e dytë, kurbinasit u zgjuan. Presioni i bardhezinjve megjithatë gjeti ndihmën e kapitenit Najdovski. Në krosimin e Kurtit, mbrojtësi devijoi në portën e tij, për autogolin klasik. Najdovski hapi lojën dhe pastaj William arriti bardheblutë në shtesë. Në fushë vetëm më minutën e 84′. William barazoi rezultatin në minutën e 92’.

Lexo më tej: “Jam i mërzitur, pika i bëri punë Partizanit”: Ahmataj shpjegon si ndali të kuqtë, Abilaliaj e ka me arbitrin

Kështu Tirana vazhdon të qëndrojë në vendin e tretë me 23 pikë, por rrezikon tani të parakalohet nga Skënderbeu, nëse korcarët fitojnë me Partizanin. Laçi ngjitet momentalisht në vendin e shtatë me 17 pikë, por situata për kurbinasit nuk është e mirë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *