• |
ide | kryesore

Rrezikon të humbasë vendin e tretë, Ahmataj: “Punojmë për të arritur majat”

Sport
Ahmataj



“U ul pak agresiviteti, u ul pak lufta, u krijua më shumë tolerancë, skuadra tjetër ka lojtarë me kualitet, i marrin më mirë situatat. Ndërkohë ne duhet të ishim më agresivë. Më të luftuar në fushën e lojës, sepse duhet ta mbanim larg portës kundërshtarin tonë siç e mbajtëm në pjesën e parë”. Julian Ahmataj vazhdon të tregojë kualitetin që ka Tirana, që në fakt nuk e reflekton në fushën e lojës. Barazimi 2-2, me Laçin që rikuperoi dy gola në fund, i rrezikon tashmë bardhebluve edhe vendin e tretë. Për fatin e Tiranës skema të mban në lojë për titullin edhe në vendin e katërt, sepse me -10 nga kreu me Egnatian e Partizanin që ende duhet të luajnë do ishte e paarritshme.

Në këtë pikë, në 9 javë vetëm dy fitore, duket e habitshme deklarata e teknikut: “Ne çdo ditë punojmë për t’u përmirësuar dhe për të arritur majat. Tirana vetëm këtë objektiv ka”, e mbylli Ahmataj.

JOSA: “MELO U FUT ME DY STËRVITJE PAS NJË MUAJI PUSHIM”

“Nuk mund të them që u luajt shumë mirë ndeshja. Kishim ca defekte në pjesën e parë. Duhet të punonim më mirë sa i përket zbritjes së lojës në përmjet pasimeve vertikale. Në pjesën e dytë që shënuam shpejtë golin e 1-2, pastaj duhet të ishim më të qetë sa i përket pasimeve tona. Kur je në një rezultat 0-2 dhe barazon përballë një skuadre si Tirana, mund të them që jam i kënaqur në përgjithësi”. Mirel Josa ka të drejtë që është i kënaqur për rezultatin e jo për lojën. Laçi i tij rikuperoi dy gola për një 2-2 me Tiranën, por vazhdon të mos fitojë prej 8 javësh.

Lexo më tejVideo/ Najdovski ngatërron portën, William arrin Tiranën në shtesë: Laçi rikuperon dy gola, për një pikë

Tekniku pastaj u mor me gjendjen fizike dhe mungesat që po e penalizojnë Laçin. “Për të organizuar lojën për të dalë përpara, skuadra funksionon më mirë. Mos të harrojmë që kemi pasur shumë probleme. Ndërrimet që u futën nuk ishin në gjendjen më të mirë fizike. Vetëm Melo sot u fut me dy ditë stërvitje, pas një muaj pushimi të plotë”, përfundoi Josa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *