• |
ide | kryesore

Sulmohet në burg vrasësi i Liridona Ademajt

Arkiva, Lajme, Të fundit
liridona



Ndaj Granit Plavës, i cili akuzohet se e kreu vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murseli, ka pasur një tentim për ta sulmuar në Burgun e Sigurisë së Lartë, tha për Express drejtori i Shërbimit Korrektues, Ismail Dibrani. Ai tha se stafi i qendrës së paraburgimit ka reaguar menjëherë për ta parandaluar rrahjen.

“Nuk ka pasur rrahje. Ka pasur vetëm tentim-sulm dhe stafi ka reaguar menjëherë”, – tha Dibrani. Ai mohoi disa raportime se Plavës i është gjetur një litar, ndërsa tha se “në asnjë rrethanë nuk ka pasur tentim për vetëvrasje”. “Në momentin që stafi ka vërejtur se e ka dëmtuar batanijen, ka reaguar”, tha drejtori i Shërbimit Korrektues.

Gjykata Themelore e Prishtinës para një jave ka bërë të ditur “dyshimin e bazuar” për planin e Naim Murselit për ta privuar nga jeta “në mënyrë dinake” bashkëshorten e tij. Në marrëveshje me Naim Murselin, Gjykata thotë se Granit Plava me maskë në kokë dhe revole në dorë e qëlloi me plumb në qafë Liridona Ademajn, pasi bashkëshorti i saj dhe fëmijët u larguan “kinse për të ikur”. Dorasin, sipas Gjykatës, Naim Murseli e kishte pajisur edhe me armën me të cilën ishte kryer krimi.

Naim Murseli akuzohet për vrasje të rëndë në bashkëkryerje, Granit Plava për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, ndërsa Kushtrim Kokalla për marrëveshje për ta kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Naim Murseli para një jave doli për herë të parë para gjykatës, së bashku me Granit Plavën dhe Kushtrim Kokallën, dy të pandehurit tjerë me të cilët ekziston dyshimi i bazuar mirë se e organizoi vrasjen e bashkërtes së tij, Liridona Ademajt.

Gjykata Themelore e Prishtinës ua caktoi nga një muaj paraburgim secilit, pasi sipas gjykatëses së procedurës paraprake, “ekzistojnë bazat dhe arsyet për caktimin e masës së paraburgimit, ngase ekziston dyshimi i bazuar mirë se të pandehurit kanë kryer veprat penale”. /Express



2 Comments

  1. Këtë do e vrasin për ti mbyllur gojën njerëzit e Pacollit që të nxjerrin të pa fajshëm këtë monstrën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *