• |
ide | kryesore

“Janë ofruar të ndajnë informacione për vrasjen”/ Vëllai i Liridona Ademajt: Shkoni në polici!

Arkiva, Lajme, Të fundit
liridona



Vëllai i Liridona Ademajt, Leondard Ademaj ka shkruar së fundmi se shumë qytetarë i ofrohen me informacione për rastin e motrës së saj, që lidhen drejtpërdrejt me vrasjen.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai shkruan se interesi i tij është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Leonardi thekson se pret drejtësi nga ana e gjykatës dhe se hetimet iua ka besuar pikërisht Policisë dhe Prokurorisë.

“Ditët e fundit jemi duke u kontaktuar nga shumë njerëz të cilët kanë ofruar të ndajnë me neve informacione rreth vrasjes së Liridonës tonë. Ju lusim që të gjitha informacionet që i posedoni t’i ndani me policinë dhe prokurorinë dhe jo me neve.

Hetimet ua kemi besu atyre dhe presim drejtësi profesionale dhe të shpejtë nga ana e gjykatës. Interesi i familjes sonë dhe interesi i përgjithshëm është që hetimet të mos dëmtohen nga askush. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen”, – shkruan ai në Facebook. /Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *