• |
ide | kryesore

Conference League, shansi i fundit për Ballkanin: duhen rezultate të kombinuara. Muçi pranë kualifikimit

Sport
Conference League



Në Conference League, përpara ndeshjeve të fundit në fazën e grupeve, vëmendja është e gjitha te Legia Varshavë ku luan Ernest Muçi. Talenti kuqezi që tronditi Aston Villa me tre gola në dy ndeshje kundër anglezëve që kryesojnë grupin, do të kërkojë të përsëritet edhe kundër AZ Alkmaar. Synimi i polakëve, me 9 pikë, është të ruajnë vendin e dytënë Grupin E, që kërcënohet pikërisht nga holandezët.

Një humbje do t’a zbriste Legia në vendin e tretë, duke qenë se AZ do të kishte avantazhin e ndeshjeve direkte, por në anën tjetër, një pikë mjafton që Muçi të jetë i dyti. Legia mund të kërcënojë gjithashtu edhe Aston Villa, nëse anglezët me 12 pikë cuditërisht do të humbasin kundër Zrinjski Mostar që është i fundit dhe jashtë lojërave. Në këtë rast golat e Muçit do të kishin vlerë, pikërisht në golavarazhin më të mirë në sfidat direkte me Villians.

Shpresa për kualifikim, ndonëse të reduktuara në maksimum, ka edhe Ballkani i Ilir Dajës. Humbja me Victoria Plzen e ka bërë tashmë ekipin kampion të Kosovës të jetë i detyruar të fitojë në Zagreb kundër Dinamos. Kroatët kanë 6 pikë, dy më shumë se Ballkani, por vetëm suksesi në transfertë nuk mjafton për Ilir Dajën. Në ndeshjen tjetër, Victoria Plzen, e para e padiskutueshme me 15 pikë, nuk duhet të humbasë me Astana, që dardanët të avancojnë më tej, si e dytë e grupit C.

Lexo më tej: Tre shqiptarë në kërkim të kualifikimit në Europa League: sot ndeshjet e fundit të grupeve

NDESHJET E FUNDIT TË GRUPEVE NË CL

Conference League Group A
21:00 Lille – Klaksvik
21:00 Slovan Bratislava – Olimpija Ljubljana
Conference League Group B
21:00 Maccabi Tel Aviv – Gent
21:00 Zorya – Breidablik
Conference League Group C
21:00 Dinamo Zagreb – Ballkani
21:00 Viktoria Plzen – FC Astana
Conference League Group D
21:00 Club Brugge – Bodo/Glimt
21:00 Lugano – Besiktas
Conference League Group E
18:45 Legia Warszawa – AZ Alkmaar
18:45 Zrinjski Mostar – Aston Villa
Conference League Group F
18:45 Ferencvaros – Fiorentina
18:45 Genk – Cukaricki
Conference League Group G
18:45 Aberdeen – Eintracht Frankfurt
18:45 PAOK FC – HJK Helsinki
Conference League Group H
18:45 Fenerbahce – Spartak Trnava
18:45 Ludogorets Razgrad – FC Nordsjaelland



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *