• |
ide | kryesore

Tre shqiptarë në kërkim të kualifikimit në Europa League: sot ndeshjet e fundit të grupeve

F1, Sport
Europa League



Luhen ndeshjet e fundit në Europa League dhe 16 skuadra presin të kualifikohen në 1/8. Edhe pse tetë prej tyre, të kualifikuara si të dyta në grup, do të duhet të luajnë ndeshje playoff me skuadrat që do të zbresin nga Champions. Në ethet e kualifikimit janë edhe tre shqiptarët që luajnë në këtë kompeticion Qazim Laçi, Berat Gjimshiti e Redon Xhixha.

Në Grupin C, mesfushori kuqezi i Sparta Prague Laçi, për momentin është i treti, vend që të zbret në Conference League, por me 7 pikë duhet vetëm të fitojë në transfertën me Aris për tu kualifikuar. Shanset janë të mëdha, edhe pse jo për vendin e parë. Betis kryeson me 9 pikë, por do të luajë me Rangers që ka një pikë më pak. Kështu, Laçi dhe çekët mjaftojnë të fitojnë për të shkuar në playoff, por kujdes nga qipriotët që nëse fitojnë me dy gola i lënë në fund, edhe pa Conference League.

Në Grupin D Gjimshiti e Atalanta e tij kryeson me 11 pikë dhe e ka të sigurtë vendin e parë, për avantazh në ndeshjet direkte me Sporting, që nëse mund Sturm në Lisbonë do t’i barazonte bergamaskët. Sidoqoftë, kapiteni i kombëtares do të jetë i impenjuar në transfertë me Rakow, që luan vendin në Conference me Sturm, të dy me 4 pikë.

Në Grupin H ka shanse të mëdha kualifikimi edhe Qarabag ku luan Xhixha. Sulmuesi nuk po gjen vend stabël, por është rregullisht i aktivizuar nga azerët, që kanë 7 pikë, po aq sa Molde, por përpara me përballje direkte. Qarabag duhet vetëm të fitojë në shtëpi me suedezët e Haecken, që kanë 0 pikë në 5 ndeshje. E gjitha, ndërsa Molde do të luajë me dominuesit e grupit Leverkusen që ka 15 pikë dhe ka siguruar vendin e parë.

Lexo më tej: Video/ Milan i prish punë Newcastle, në 1/8 shkon PSG: Dortmund mban vendin e parë, pret biletën edhe Porto

NDESHJET E FUNDIT TË GRUPEVE

Europa League Group A
21:00 Olympiacos – TSC Backa Topola
21:00 West Ham United – Freiburg
Europa League Group B
21:00 Ajax – AEK Athens
21:00 Brighton – Marseille
Europa League Group C
21:00 Aris Limassol – Sparta Prague
21:00 Real Betis – Rangers
Europa League Group D
21:00 Rakow Czestochowa – Atalanta
21:00 Sporting CP – Sturm Graz
Europa League Group E
18:45 LASK – Toulouse
18:45 Union St.Gilloise – Liverpool
Europa League Group F
18:45 Panathinaikos – Maccabi Haifa
18:45 Rennes – Villarreal
Europa League Group G
18:45 Roma – FC Sheriff
18:45 Slavia Prague – Servette
Europa League Group H
18:45 Bayer Leverkusen – Molde
18:45 Qarabag FK – BK Haecken



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *