• |
ide | kryesore

“Kundërshtar kemi veten”. Tetova kthehet të ndihet superior, Cungu e pranon: “Egnatia ekipi më i mirë”

Sport
Tetova


“Ibrahimoglu është lojtari që po prisja, po vjen dita ditës, por nuk është akoma në 100% e tij”. Edlir Tetova është ekzaltuar nga lojtari i tij, autori i golit të dytë në fitoren 1-2 ndaj Laçit. Melih Ibrahimoglu, turku i lindur në Austri vazhdon të impresionojë me mënyrën e tij të lojës, duke u bërë fondamental për Egnatian. “Mendoj që kemi identitet loje që nga vjet, këtë vit jemi munduar të kryejmë dy manovra si në krahun e djathtë dhe në të majtin e sulmit. Mendoj që zgjedhja e lojtarëve që kemi bërë, jemi munduar t’i marrim me këto karakteristika që duam”, tha Tetova.

Tekniku i rrogozhinasve pastaj analizoi zgjedhjen taktike: “Menduam ta nisim ndeshjen me 3-5-2 prej mungesave. Kapitenin e kishim të dëmtuar, u munduam të tërhiqnim kundërshtarin, e dinim që Laçi do të luante për ta fituar ndeshjen, do bënte presion ultradefensim. U munduam ta qarkullojmë topin poshtë për ta tërhequr kundërshtarin. Skema nuk na rezultoi pozitive gjatë pjesës së parë, pastaj me ndryshimet që bëmë pjesa e dytë foli për ne”, tha Tetova, që në fund gjykoi. “Edhe ne jemi mundur, është futboll, do luajmë deri në fund, kemi shumë gjëra për të bërë, kundërshtar kemi vetëm veten”.

CUNGU: “EGNATIA, EKIPI MË I MIRË NË SHQIPËRI”

“Ishte ndeshje me dy tablo. Një pjesë e parë shumë e mirë e jona, patë mundësi për dyfishim, por nuk e bëmë. Isha i bindur që pjesa e dytë do të ishte ndryshe. Komplimente Egnatias për pjesën e dytë”. Armando Cungu nuk dëshpërohet pas humbjes me Egnatian në shtëpi, pavarësisht se situata është delikate.

Lexo më tejVideo/ Përmbysje në 7 minuta, Egnatia blindon kreun me Montenegro e Ibrahimoglu: Laçit nuk i mjafton Melo

Tekniku i Laçit pranon diferencën e skuadrës së tij me Egnatian: “Kontigjenti i Egnatias është i bollshëm, është ekipi më i mirë në Shqipëri, nuk është e lehtë të përballesh me një ekip të tillë si Egnatia. Tensioni për të mbajtur rezultatin, ndikoi. Nuk mund të mbahet një rezultat futbolli duke i dhuruar kundërshtarit territorin dhe për të mos pasur topin nën kontroll. Morën epërsi territoriale dhe na dënuan.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *