• |
ide | kryesore

Video/ Përmbysje në 7 minuta, Egnatia blindon kreun me Montenegro e Ibrahimoglu: Laçit nuk i mjafton Melo

F1, Sport, Video
Laçi


Egnatia merr fitoren e 4 në pesë ndeshjet e fundit dhe duket plotësisht gati për Final 4. Rrogozhinasit mposhtën me përmbysje Laçin 1-2 në transfertë, për javën e 32 të Superiores. Melo zhbllokoi ndeshjen, duke entuziazmuar publikun vendas, por në pjesën e dytë Montenegro dhe Ibrahimoglu ndryshuan fatet e ndeshjes. Kështu, Egnatia blindon vendin e parë dhe në të njëjtën kohë zyrtarizon përfundimisht katërshen finale.

Lexo më tej:Video/ Montenegro ligjëron vendin e parë me dygolësh: Egnatia thyen Partizanin e tregon ‘muskujt

Një ndeshje mjaft e luftuar nga të dy skuadrat por që në fund pa rrogozhinasit triumfues. Pa shumë raste të pastra, por gjithnjë nën insistimin e Laçit për rezultat, ndeshja u zhbllokua në minutën e 23’ nga Melo. Braziliani shënoi me kokë në zhvillimet e një goditje këndi. Në pesë minutat e fundit, Egnatia ndryshoi sjellje dhe në minutën e 41′ Dajsinani bëri pritjen e parë të ndeshjes. Në fund, provoi edhe Fernando, por goditja e brazilianit u devijua në goditje këndi.

Video/ Goli i Melos

Gjatë pjesës së dytë, Egnatia u duk me tjetër pretendim, sidomos pas daljes së Ahmetaj dhe Fernando në vend të Malotës dhe Doukou. Skuadra e Tetovës rriti presionin dhe Montenegro rrezikoi në minutën e 48’ e Malota në të 60’ kur në goditjen e tij me kokë Dajko largoi në linjë. Pastaj në 7 minuta, Egnatia përmbysi ndeshjen. Në minutën e 62′ Montenegro shënoi golin e parë, ndërsa në të 69′ Ibrahimoglu ndëshkoi Dajsinanin me një goditje tokazi.

Video/ Goli i Montenegros

Me këtë rezultat tashmë, Egnatia shkëputet në vendin e parë dhe krijon diferencën me 9 pikë nga Vllaznia e vendit të dytë, që duhet të ende të luajë me Teutën. Në telashe Laçi, në vendin e shtatë, 1 pikë larg durrsakëve, që mund ti parakalojnë.

Video/ Goli i Ibrahimoglu


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *