• |
ide | kryesore

Vrasja në Gjermani/ Shqiptari qëlloi reperin serb dhe u kthye në restorant

Arkiva, Lajme, Të fundit



Detaje të reja dalin nga vrasja në Gjermani ku një shqiptar nga Kosova qëlloi për vdekje pronarin e një restoranti në qendër të qytetit të Duseldorfit, me origjinë nga Serbia.

Personi në foto është viktima Aleksandër M, 38 vjeç, reper, i cili në të kaluarën ka publikuar këngë me reperët e njohur në Gjermani, Kollegah dhe Sun Diego, i njohur si “Aleks M”, sipas raportimit të gazetës gjermane WELT.

I dyshuari, 52-vjeçari Rrustem Llapi nga Podujeva, u arrestua menjëherë pas ngjarjes, sipas policisë dhe prokurorisë në Düsseldorf. Një ekip hetuesish kanë nisur hetimet për ngjarjen.

Sipas mediave vendase, serbi, pronar i një lokali në lagjen Friedrichstadt ka debatuar me autorin. Ata kanë dalë jashtë restorantit për të zgjidhur debatin me tyre, por sherri u përshkallëzua dhe 52-vjeçari ka nxjerrë papritur armën dhe ka qëlluar disa herë viktimën. Pas aktit ai është kthyer në restorant dhe ka pritur të mbërrijë policia, duke mos bërë rezistencë.

Aktualisht është e paqartë nëse autori dhe viktima njiheshin me njëri-tjetrin. Në të kaluarën, zona në të cilën ndodhi vendi i krimit ka tërhequr shpesh vëmendjen për shkak të lojërave të paligjshme të fatit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *