• |
ide | kryesore

Përplasje para dyerve të kuvendit, deputetët e opozitës tentojnë të hyjnë në sallë

Lajme, Të fundit



Deputetë të opozitës janë mbledhur rreth oborrit të parlamentit dhe po tentojnë të futën në Kuvend.

‘Çdo gjë do ta shikoni vet me sy. Nuk është koha e fjalëve, por e veprave’, tha ish-kryeministri Berisha. Ata janë përplasur me punonjësit e gardës para ambienteve të Kuvendit.

Ish-kryeministri, Sali Berisha deklaroi nga jashtë Kuvendit se nuk po lejohen të futet në sallë asnjë deputet i opozitës, madje edhe ata që nuk janë të përjashtuar.

“Asnjë deputet i opozitës në Parlament. Është marrë Kuvendi nga Garda e Kuqe. Ky është rast që nuk ka ndodhur kurrë. Janë disa deputetë që nuk i takon të futen, por janë shumica që duhet të jenë në seancë. Sot kanë zgjedhur që me urdhër të Ramës, të bllokojnë çdo deputetë të opozitës së vërtetë në Kuvend. Ja ku janë, shihini, filmoni. Ata do të futen nga pas. Imagjinoi se çfarë parlamenti është ky!”, tha Berisha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *