• |
ide | kryesore

Video/ Broja nuk shënon as me portë bosh: Chelsea thyen Sheffield, City barazohet në shtesë nga Palace

Sport, Video
Chelsea



Në javën e shtatëmbëdhjetë të Premier League, Manchester City shpërdoroi avantazhin e dyfishtë dhe nuk shkoi përtej barazimit 2-2 me Crystal Palace. Pas golave të Grealish dhe Lewis, Eagles barazuan vonë falë Mateta dhe penalltisë së Olise në minutën e 95′. Buzëqesh Chelsea, por jo Armando Broja. Blues mundën Sheffield 2-0 me Palmer dhe Jackson, ndërsa shkodrani humbi një rast flagrant. Newcastle mposht Fulham 3-0, Bournemouth-Luton u pezullohet për shkak të infarktit të kapitenit të miqve Lockyer.

MANCHESTER CITY-CRYSTAL PALACE 2-2

Surprizë e hidhur për Manchester City, që nga avantazhi 2-0, humbi dy pikë duke lejuar Crystal Palace të rikthehet në 2-2. Në Etihad, kampionët e Europës kaluan në epërsi në minutën e 24′, me Foden që i shërbeu Grealish, që bëri 1-0. Në fillimin e pjesës së dytë erdhi edhe goli i dytë i Citizens. Autori i golit të parë kombinoi me Foden dhe Lewis dyfishoi shifrat në minutën e 54′. Ndeshja dukej e përfunduar, por miqtë e rihapën në minutën e 76′ falë Mateta. Goli i dytë radhazi i francezit, pas atij të shënuar ndaj Liverpool. City nuk e mbylli ndeshjen dhe befasia mbërriti në minutën e 95′. Një faull i Foden në zonë shkaktoi penallti për Crystal Palace, me Olise që nga pika e bardhë dëshpëroi Etihad dhe teknikun Guardiola. Kampionët në fuqi të Anglisë mbeten të katërtët dhe tani rrezikojnë të rrëshqasin në -6 nga kreu. Crystal Palace kalon në 17 pikë.

CHELSEA-SHEFFIELD UNITED 2-0

Chelsea buzëqesh sërish dhe, pas dy humbjeve radhazi, mundi 2-0 Sheffield United. Një fitore që nuk ishte aspak e sigurtë për Blues dhe që erdhi në pjesën e dytë, brenda 7 minutave. Sterling depërtoi nga e djathta dhe shërbeu në qendër për Palmer që nuk mund të gabonte. Megjithatë, në minutën e 61′, autori i golit mori rolin e pasuesit dhe pas një aksioni të gjatë shërbeu në qendër për Jackson, i cili nga zero metra nuk mund të mos shënonte golin që vulosi ndeshjen. Sidoqoftë, Broja nuk mundi të bënte as atë që bëri rivali i tij në sulm në minutën e 84′, duke nxjerrë jashtë rastin më të thjeshtë. Rezultati nuk ndryshoi më dhe Chelsea u kthye të fitojë sërish në shtëpi (pas 3-2 ndaj Brighton). Pochettino ngjitet në 22 pikë, ndërsa Sheffield mbetet i fundit me 8.

NEWCASTLE-FULHAM 3-0

Ditë historike për Newcastle, që arriti të fitojë në pjesën e dytë pas një pjese të parë plot ngjarje: 3-0 ndaj Fulham. Dëmtim i dyfishtë në start për Magpies: vendin e Schar dhe Joelinton e morën Krafth dhe Miley, i cili shënoi golin e parë në minutën e 57′. Djaloshi bëhet golashënuesi më i ri në Premier League në historinë e klubit. Mes dy dëmtimeve, në minutën e 22′, është kartoni i kuq i Jimenez që i la Cottagers me dhjetë lojtarë. Ndeshja u mbyll shtatë minuta pas rezultatit 1-0, me Almiron që mori pasimin e Gorgon dhe dyfishoi rezultatin. Në fund, në minutën e 82′, Burn shënoi trisin që mbylli përfundimisht ndeshjen. Fitore thelbësore për Newcastle, që ngushton distancën nga zona e Champions League. Magpies tani janë -5 pas City. Fulham, megjithatë, mbetet në kuotën e 21 pikëve, i kaluar nga Chelsea.

BURNLEY-EVERTON 0-2

Fitorja e katërt radhazi për Toffees, të cilët sistemuan Burnley dhe dolën përfundimisht nga zona e kuqe. McNeil dhe Calvert-Lewin testuan Trafford në fillim, por Onana kaloi miqtë në avantazh me një goditje me kokë në minutën e 19′, pas një goditje nga këndi. Një tjetër goditje standarde më pas gjeneroi golin e dytë gjashtë minuta më vonë, këtë herë me nënshkrimin e Keane. Everton arrin kështu në 16 pikë, ndërsa Burnley mbetet në prapavijë në tetë.

Lexo më tej: Video/ Infarkti shemb Tom Lockyer në fushë, ndërpritet Bournemouth-Luton: “Lojtari është i ndërgjegjshëm”

Premier League England
Bournemouth 1-1 Luton Town (ndërprerë)
Chelsea 2-0 Sheffield United
Manchester City 2-2 Crystal Palace
Newcastle United 3-0 Fulham
Burnley 0-2 Everton



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *