• |
ide | kryesore

Video/ Protestë spektakolare në Gladbach-Bremen: fusha mbulohet me monedha çokollate

Sport, Video
gladbach



E pabesueshme ajo që ndodhi në Gjermani. Ndeshja mes Borussia Monchengladbach dhe Werder Bremen, që ngriti siparin e javës së 15 të Bundesligës, u ndërpre në minutën e 12′ për rreth pesë minuta. Tifozët e Gladbach hodhën qindra monedha çokollate në fushën e lojës, duke detyruar edhe lojtarët që të ndihmonin për të pastuar fushën.

Një pankartë pastaj e shpalosur prej tyre qartësoi edhe më shumë arsyen e kësaj proteste spektakolare. Tifozët e Gladbach protestonin ashpër kundër vendimit të DFL, Federatës Gjermane të Futbollit, për të pranuar hyrjen e investitorëve dhe fondeve të huaja në kampionatin gjerman.

Lexo më tej: Video/ Shembje sensacionale në Bundesligë: Bayern Munich shkërmoqet 5-1 në Frankfurt

Ndeshja pastaj rifilloi dhe u mbyll në barazim 2-2. Borre kaloi Werder Bremen në avantazh në minutën e 7′, por Gladbach u përgjigj në fundin dhe fillimin e pjesës së parë dhe të dytë. Dygolëshi i Reitz përmbysi rezultatin: fillimisht në minutën e 45′ me asist të Hack dhe pastaj në të 49′ por në sugjerimin e tij. Ducksch riktheu ekuilibrin në rezultat çerek ore nga fundi, duke lënë të pandryshuar vendet e skuadrave. Gladbach i 9 me 17 pikë dhe Werder i 12 me dy pikë më pak.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *