• |
ide | kryesore

Video/ Reijnders-Simic-Okafor, tris ndaj Monzës: Milan kthehet t’i bëjë presion Juventusit

F1, Sport, Video
Simic



Pas humbjes ndaj Atalantës dhe eliminimit nga Champions League, Milan ngre sërish kokën. Në ndeshjen e drekës për javën e 16 të Serie A, skuadra e teknikut Pioli mundi 3-0 Monzën. Kuqezinjtë i kundërpërgjigjen Napolit dhe përfituan menjëherë nga hapi fals i Juves për t’u afruar në renditje. Në “Meazza” në pjesën e parë, Milan e nisi fuqishëm dhe zhbllokoi ndeshjen me një magji të Reijnders (3′). Pas dy tentativave të Florenzi, kuqezinjtë dyfishuan me Simic (41′), falë një asisti të Leao. Traversa e Pulisic mund ta kishte bërë pasivin e briancolëve më të rëndë.

Në pjesën e dytë sidoqoftë Monza u përpoq të reagonte, por Maignan ishte i pakalueshëm në goditjen me të majtën nga Colpani. Çerek ore nga fundi Okafor (76′) shënoi edhe golin e tretë në fund të një aksioni të shkëlqyer.

Lexo më tejInzaghi kundër tabùsë Lazio për arratisjen e parë të Inter: zikaltrit mund të shkojnë +4 nga Juve

Mund të thuhet se Milan e respektoi pritshmërinë. Tre gola, një debutim ëndrrash dhe dy dëmtime. Këtë herë sëpata e fatit të keq ra mbi Pobega dhe Okafor, por të paktën i dha Jan-Carlo Simic pasditen e jetës së tij. Kuqezinjtë mundën 3-0 Monzën dhe konsoliduan vendin e tretë, +5 ndaj Napolit. Reijnders zhbllokoi ndeshjen me një gol për duartrokitje, Okafor e mbylli me finesë. Në mes, finalizimi ëndërrimtar i tetëmbëdhjetë vjeçarit serb në debutimin e tij si profesionist, me prindërit e tij të përlotur në San Siro.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *