• |
ide | kryesore

Chiara Ferragni reagon pas skandalit të mashtrimit

Paparazzi, Slider



Chiara Ferragni së fundmi është akuzuar  se ka mashtruar njerëzit në lidhje me një bamirësi që do të bëhej nga shitja e ëmbëlsirës pandoro vitin e kaluar.

Influencuesja, pas kritikave dhe gjobës prej 1,075 milionë euro nga AGCM (Autoriteti Garantues i Konkurrencës dhe Tregut), reagoi në një video të publikuar në Instagram.

“Ne i mësojmë fëmijëve se gabimet mund të bëhen dhe kur kjo ndodh, duhet ta pranojmë, edhe nëse është e mundur, të korrigjojmë gabimin e bërë dhe të mësojmë prej tij. Këtë dua të bëj tani. Kërkoj falje! Do t’i dhuroj 1 milion euro Regina Margherita-s për ta mbështetur në kujdesin ndaj fëmijëve.” Ajo gjithashtu zbuloi se do ta “kundërshtojë dispozitën e AGCM, sepse e konsideron të padrejtë”.

AGCM gjithashtu gjobiti prodhuesin italian të ëmbëlsirave Balocco me 420,000 euro. Dënimet rrjedhin nga një hetim që rregullatori njoftoi në qershor, lidhur me një pandoro Balocco të markës Ferragni – një ëmbëlsirë e ngjashme me panettone – e shitur në Itali në fund të vitit të kaluar, me mbi 9 euro secila.

AGCM deklaroi se reklamat i mashtronin konsumatorët të mendonin se duke blerë tortën, ata po kontribuonin drejtpërdrejt në një bamirësi për kërkimin e kancerit të kockave në një spital në Torino, dhe gjithashtu se Ferragni po bënte donacione.

Balocco kishte bërë një pagesë 50,000 euro në spital disa muaj përpara se të hidhte në treg pandoro ‘Ferragni’, kështu që shitjet e produktit nuk kishin asnjë efekt në donacionet e bamirësisë, tha rregullatori./Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *