• |
ide | kryesore

Conference League, shorti i playoff i jep një dorë Ernest Muçit: Molde nuk është e pakalueshme

Sport
Conference



Në orën 14.00 është hedhur i fundit në Nyon edhe shorti i Conference League, për fazën e playoff. Duelet interesante nuk mungojnë, por Legia Varshavë e Ernest Muçit mund ta quajë veten me fat. Nga skuadrat që zbritën nga Europa League, polakët kapën në short skuadrën norvegjeze të Molde. Për dy shqiptarët e Legias (luan edhe Jurgen Celhaka) një shan për të shkuar në 1/8 e kompeticionit.

Kroatët e Dinamo Zagreb, që u kualifikua duke eliminuar kampionët e Kosovës, Ballkanin në grup, do të sfidojnë spanjollët e Real Betis. Belgët e Gent do të përballen me Maccabi Haifa, ndërsa Olympiacos do të ketë përballë Ferencvaros. Conference League pret tashmë të kualifikuarat në playoff për tu shortuar më pas, me tetë skuadrat që kanë fituar grupet e tyre, në fazën e 1/8-ave.

Lexo më tejEuropa League/ Shorti i playoff delikat për Xhixhën, Laçin e pret ‘Ferri’: përsëritet finalja e Tiranës për Romën

SHORTI

Maccabi Haifa (Isr) vs Gent (Bel)
Molde (Nor) – Legia Warsaw (Pol)
Ajax (Hol) vs Bodoe Glimt (Nor)
Olympiacos (Gre) vs Ferencvaros (Hun)
Real Betis (Esp) vs Dinamo Zagreb (Cro)
Union SG (Bel) vs Eintracht Frankfurt (Ger)
Servette (Sui) vs Ludogorets (Bul)
Sturm Graz (Aus) vs Slovan Bratislava (Slo)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *