• |
ide | kryesore

Europa League/ Shorti i playoff delikat për Xhixhën, Laçin e pret ‘Ferri’: përsëritet finalja e Tiranës për Romën

Sport
Europa League



Tetë skuadrat e renditura të dytat në grupet e Europa League kanë njohur tashmë kundërshtarët e tyre të zbritur nga Champions, në shortin e hedhur në Nyon për Playoff. Qarabag dhe Redon Xhixha gjejnë kundërshtar të komplikuar, kur goglat e vunë përballë Bragës. Edhe Qazim Laçi dhe Sparta e Pragës e ka parë shortin edhe më të frikshëm, kundër Galatasaray.

Milan-Rennes dhe Feyenoord-Roma janë dy ndeshje të tjera të rëndësishme në shortin e playoff-it të Europa Legue. Short me fat për kuqezinjtë, të cilët e gjejnë veten përballë një skuadre që po lufton në Ligue 1 (vendi i 13-të) dhe në Europa League përfundoi grupin pas Villarreal. Mund të kishte shkuar më mirë për verdhekuqtë: me holandezët, të eliminuar në Champions League nga Atletico Madrid dhe Lazio. Mes tyre tani është bërë një sfidë e zakonshme, pas çerekfinaleve të sezonit të kaluar dhe pas fitores në Conference League dy sezone më parë. Precedentë që bëjnë të buzëqeshin Mourinhon dhe djemtë e tij.

PLAYOFF EUROPA LEAGUE, SHORTI

Feyenoord (Hol) – Roma (Ita)
Milan (Ita) – Rennes (Fra)
Lens (Fra) – Freiburg (Ger)
Young Boys (Svi) – Sporting (Por)
Benfica (Por) – Toulouse (Fra)
Braga (Por) – Qarabag (Aze)
Galatasaray (Tur) – Sparta Praga (Rep. Ceke)
Shakhtar Donetsk (Ucr) – Marseille (Fra)

Lexo më tejChampions/ Hidhet shorti për 1/8, Inter gjen “të keqen” më të vogël: pretendentët të gjithë të favorizuar

Pas këtij raundi play-off, fituesit e tetë ndeshjeve do t’i bashkohen tetë fituesve të grupeve të Europa League (përfshirë Atalantën e Gjimshitit) në raundin e 1/8, me një short të ri më 23 shkurt. Skuadrat janë: Atalanta (Ita), West Ham (Ang), Brighton (Ang), Rangers (Sco), Liverpool (Ang), Villarreal (Spa), Slavia Prague (Rep. Çeke), Bayer Leverkusen (Ger).

EUROPA LEAGUE, KALENDARI I FAZËS FINALE

Ndeshja e parë e playoff: 15 shkurt 2024, ndeshja e dytë e playoff: 22 shkurt 2024
Shorti i raundit të 1/8: 23 shkurt 2024
Raundi i 1/8: ndeshja e parë më 7 mars dhe kthimi më 14 mars 2024
Shorti për çerekfinalet dhe gjysmëfinalet: 15 mars 2024
Çerekfinalet: ndeshja e parë 11 prill dhe kthimi 18 prill 2024
Gjysmëfinalet: ndeshja e parë 2 maj dhe kthimi më 9 maj 2024
Finalja: 22 maj 2024 në Dublin Arena, Republika e Irlandës



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *