• |
ide | kryesore

Champions/ Hidhet shorti për 1/8, Inter gjen “të keqen” më të vogël: pretendentët të gjithë të favorizuar

F1, Sport
cHAMPIONS



Shorti i 1/8 të Champions League ka përcaktuar edhe përplasjet e para në fazën me eliminim direkt. Në Nyon 16 skuadrat kanë kuptuar fatin e tyre me shortin e 1/8 që ka përkëdhelur Arsenal, Bayern e PSG, por jo Inter, që megjithatë nuk ka gjetur përballë ndonjë nga të mëdhatë. Atletico Madrid nuk është i lehtë, por nuk mund të pritej shumë nga skuadrat që përfunduan në vendin e dytë në grupet e tyre përkatëse.

E thjeshtë për Arsenal, nëse mund të quhet e tillë përballja me Porto. Në vazon e dytë pak skuadra kishte më të lehta në letër se portugezët. Ndoshta Copenhagen, Lazio dhe PSV dhe ato shkuan si kundërshtarë respektivisht të Manchester City, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund. I shpëtojnë më të keqes PSG dhe Inter, dy skuadrat më të forta në vazon e dytë, që përballë nuk gjetën asnjë nga të mëdhatë. Francezët do të luajnë me baskët e Sociedad, ndërsa zikaltrit me Atletico Madrid. Të besuarit e Simeone janë të fortë, por e keqja më e vogël që mund të gjenin zikaltrit në short.

SHORTI I 1/8 NË NYON

PORTO                vs ARSENAL
NAPOLI              vs BARCELONA
PSG                      vs REAL SOCIEDAD
INTER                 vs ATLETICO MADRID
LAZIO                  vs BAYERN MUNICH
LEPZIG                vs REAL MADRID
COPENHAGEN vs MANCHETSER CITY
PSV                       vs BORUSSIA DORTMUND

Lexo më tej: Simone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë Manchester City”

VAZO E PARË

Bayern, Arsenal, Real Madrid, Manchester City, Barcellona, Dortmund, Atletico Madrid, Real Sociedad

VAZO E DYTË:

PSV, Inter, Napoli, Lazio, Psg, Porto, Copenaghen, Leipzig

DATAT E 1/8 TË CHAMPIONS LEAGUE

Ndeshjet e fazës së 1/8 të Champions League 2023/24 në shtëpi dhe jashtë fushe do të luhen midis shkurtit dhe marsit 2024. Skuadrat që u pozicionuan të dytat do t’i luajnë ndeshjet e para në shtëpi. Më saktë:

Ndeshja e parë e raundit të 1/8: 13-14 dhe 20-21 shkurt 2024
Ndeshjet e dyta të raundit të 1/8: 5-6 dhe 12-13 mars 2024



1 Comment

  1. “Protesting in Tirana for property rights and against the corrupted government of Albania”

    Ju lutem bejeni share te perhapet te dyja videot qe kam ne youtube.

    Ju lutem 🙏

    Ndryshe nga Meloni dhe Sorosianet qe e shesin realitetin ne interes te tyre, ne shqiperi ka njerez qe nuk duan as BE as Ram e as kazan.

    SEPSE NUK KA SI TE KET TREG TE LIRE PO NUK TU NJOH PRONA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *