• |
ide | kryesore

Simone Inzaghi parashikon shortin e Champions: “Sipas meje peshkojmë Manchester City”

F1, Sport
Inzaghi



Inter mposht Lazion dhe nisi mini-shkëputjen e parë, duke u ngjitur në +4 ndaj Juventus në krye të renditjes. Zikaltrit fituan 2-0 në Olimpico me golat e dy sulmuesve, Lautaro Martinez dhe Thuram. Simone Inzaghi analizoi ndeshjen për DAZN: “Këto janë ndeshjet që i bëjnë trajnerët të lumtur. I gjithë Inter po bën mirë, ne erdhëm në një fushë të vështirë me shumë lojtarë të rëndësishëm në shtëpi. E në vështirësi ishim të mirë. Lejuam vetëm një mundësi për Rovella. Kemi disa javë që jemi në krye por duhet të vazhdojmë kështu. I ndërroj lojtarët, por ata gjithmonë japin përgjigje të shkëlqyera”.

Në lidhje me rrugën e mbetur për te titulli, trajneri i zikaltërve deklaroi: “Pengesa? Njëzet e dy ndeshjet e mbetura në kampionat, plus të gjitha ato në kompeticionet e tjera. Ne e dimë se duhet të jemi të aftë, kemi pasur një rrugëtim të shkëlqyer deri këtu. Kanë kaluar katër muaj dhe ka ende shumë për të kaluar. Duhet të vazhdojmë kështu, në një drejtim, të gjithë së bashku, si ekip dhe si grup”.

Lexo më tej: Video/ Lautaro e Thuram të papërmbajtshëm: Inter thyen Lazion e arratiset +4 nga Juventus

Në fund, Inzaghi bëri edhe një parashikim për shortin e 1/8 të Champions League: “Për mendimin tim ne do të peshkojmë Manchester City, të shohim se çfarë do të ndodhë. Të gjitha skuadrat janë shumë të forta, por përtej kësaj sigurisht që e dimë se cilado skuadër të dalë do të jetë një provë e madhe”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *