• |
ide | kryesore

Ushtari sheh ndeshjen e Ukrainës në llogore: gazetari poston foton emblematike

Sport
Ukrainës



Një ushtar ukrainas e ka parë ndeshjen e kombëtares së tij nga llogoret e luftës. Një imazh shumë i fuqishëm i publikuar nga gazetari Vassili Golod, ku mund të shihet një ushtar duke përfituar nga një moment pushimi për të parë fitoren 2-1 ndaj Islandës me përmbysje. Kombëtarja e Ukrainës e drejtuar nga Rebrov u kualifikua kështu në Kampionatin Evropian të Gjermani 2024.

Ajo që ka bërë të ditur gazetari ukrainas është një foto, për të cilën ndoshta nënvleftësohet madhështia, por që e bën të qartë se sa sporti është i një rëndësie thelbësore në jetën e njerëzve, edhe në momentet më të vështira. Në një llogore lufte, një ushtar përfiton nga një moment pushimi për të parë një ndeshje futbolli.

Vetë Vassili Golod shkroi këto fjalë për të shoqëruar imazhin: “Kjo foto e një ushtari në llogore tregon rëndësinë e futbollit për Ukrainën. Kombëtarja e Ukrainës përmbysi disavantazhin 0-1 dhe u kualifikua në Kampionatin Evropian duke mposhtur ‘Islandën. Një mesazh i bukur mes shumë gjërave të trishta”.

PLAYOFF-i KUNDËR ISLANDËS

Ndeshja nuk po shkonte mirë për Ukrainën, pasi Islanda kaloi në avantazh në minutën e 30′ me Gudmundsson. Por djemtë e Sergei Rebrov fillimisht barazuan me Tsygankov në minutën e 54′ dhe më pas gjetën golin e fitores në minutën e 84′ me perlën e Mudryk. Kjo fitore i lejoi atyre të fitonin kalimin për fazën përfundimtare të Kampionatit Evropian. Ukraina do të vendoset në Grupin E me Belgjikën, Sllovakinë dhe Rumaninë.

LUFTA NË UKRAINË

Ndërkohë, lufta vazhdon dhe rusët kanë bombarduar një lagje banimi në Kharkiv dhe ende nuk janë bërë të ditur shifrat e të vdekurve dhe të plagosurve. Qendra Kombëtare e Rezistencës së Ukrainës thotë se më shumë se 10,000 familje në pjesën e pushtuar nga Rusia në Donetsk kanë mbetur pa energji elektrike “për javë të tëra”.

Situata është gjithnjë e më dramatike dhe pas masakrës së Crocus City Hall në Moskë ekziston rreziku i përshkallëzimit në çdo moment. Konflikti ruso-ukrainas filloi më 24 shkurt 2022, pas pushtimit të trupave të Kremlinit në territorin e Kievit dhe vazhdon prej dy vitesh pa u ndalur.



1 Comment

  1. Sa bukur!
    Vere 2,1, 3+.
    Se u kujtova, po ne qe nuk ishim ne lufte ne kohen e tos arixhiut, pse rrinim pa energji elektrike?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *