• |
ide | kryesore

The Guardian: Dilema e madhe e kancelarit gjerman

Arkiva, Planet



Paul Taylor, The Guardian 

“Kancelari gjerman duhet të zgjedhë, të dërgojë raketa në Ukrainë, apo të akuzohet se po përpiqet vetëm të qetësojë Rusinë“, kështu e nis artikullin The Guardian në një shkrim ku analizohet situata e luftës në Ukrainë.

Një kancelar gjerman që shpesh është përballur me kritika, po edhe ka treguar vendosmëri për të mos iu bashkuar një luftë.

Duke refuzuar të furnizojë Ukrainën me raketa Taurus, pavarësisht ‘protestave’ nga ana e aleatëve perëndimore, Olaf Scholz mund të mendojë se historia do të përsëritet dhe se ai mund të ketë mundësi të përdorë ‘taktikën e Gerhard Schroder të vitit 2002 përpara pushtimit të Irakut’, kur ai refuzoi të sigurojë trupa apo para, shkruan “The Guardian”.

Por popullariteti i Scholz ka një nivel të ulët, sidomos me ekonominë jo në gjendje të mirë, dhe koalicionin e tij trepartiak që po kalon nga një krizë në tjetrën.

SPD e ka shpallur veten “partia e paqes” që kur Friedenskanzler (kancelari i paqes), Willy Brandt, u përul në memorialin e Kryengritjes së Getos së Varshavës në vitin 1970 për Holokaustin nga Gjermania naziste.

Ishte Brandt ai që nisi rrugën e pajtimit lindje-perëndim përmes diplomacisë dhe tregtisë, që mbetet arritja më krenare e SPD në politikën e jashtme, për të cilën shumë anëtarë janë nostalgjikë sot.

Pas Luftës së Dytë Botërore, SPD fillimisht mbrojti një Gjermani neutrale, të ribashkuar, duke përqafuar anëtarësimin në NATO vetëm në vitin 1959.

Lexo më tej: I emëruari i Rusisë në Ukrainë vritet nga shpërthimi i makinës-bombë 

Sondazhet e fundit tregojnë se më shumë se gjysma e gjermanëve kanë frikë se lufta e Rusisë në Ukrainë do të përhapet në vendet e NATO-s dhe do të zhvendoset në Gjermani.

Frika të tilla mund të jenë rritur sidomos pas imazheve nga sulmi terrorist i muajit të kaluar në një sallë koncertesh në Moskë dhe përpjekjet e Presidentit Putin për të lidhur Ukrainën me personat e armatosur të Shtetit Islamik që kryen masakrën.

Megjithatë kancelari gjerman ‘mburret’ se Berlini është mbështetësi më i madh i Ukrainës, me 17.1 miliardë euro ndihmë ushtarake, por ka refuzuar që të dërgojë reketa “Taurus”, duke argumentuar se një veprim i tillë do ta çonte luftën ne Moskës më afër Berlinit.

Scholz kundërshtoi gjithashtu deklaratën e presidentit francez Emmanuel Macron se dërgimi i trupave tokësore në Ukrainë nuk mund të përjashtohej nëse situata përkeqësohej, duke deklaruar prerë se “nuk do të ketë trupa tokësore, asnjë ushtarë në tokën ukrainase të dërguar atje nga vendet evropiane ose shtetet e NATO-s”.

Por ka një tjetër precedent historik që Scholz duhet ta marrë parasysh.

Lexo më tej: Pushtimi i Ukrainës/ Mesazhe të ndryshme nga Kirilli dhe Papa Prançesku 

Pozicionimi i Scholz po e bën më të vështirë për FDP-në dhe të Gjelbrit që të vazhdojnë në koalicion me SPD-në dhe mund ta bëjë më të mundshëm që të dyja partitë të bashkohen me Kristian Demokratët (CDU) konservatore pas zgjedhjeve të përgjithshme të vitit të ardhshëm.

Raketat Taurus mund të mos jenë një rast i mjaftueshëm për të bindur partnerët e Scholz-it, por refuzimi për t’i dërguar ato në Ukrainë, mund t’i kthehet atij kundër dhe duhet të mendojë nëse Ukraina do të mposhtej vetëm nga mungesa e mbështetjes së mjaftueshme të aleatëve? Dhe këtë herë, mund të mos ketë rikthim për SPD-në, partia më e vjetër politike e Gjermanisë, por një hije e vetvetes së saj të mëparshme.

Partitë e qendrës së majtë është në rënie në të gjithë Evropën kontinentale dhe afër zhdukjes në Francë dhe Holandë. Socialdemokratët gjermanë duhet të zgjedhin nëse janë partia e demokracisë, e të drejtave të njeriut dhe e ligjit ndërkombëtar, apo “parti e qetë”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *